Neritan CEKA
ATINTANËT: NJË RIVËSHTRIM MBI TERRITORIN DHE HISTORINË E TYRE
Hyrje
Ndërmjet bashkësive territoriale ilire, të njohura përgjithësisht si fise (gevno~),
atintanët zënë një vend të veçantë në ngjarjet historike të zhvilluara në prapatokën e Apollonisë në fund të shek III dhe fillimin e shek. II p. Kr. Studiuesit që kanë trajtuar këto ngjarje i kanë konsideruar përgjithësisht atintanët si një entitet etnik, si një nga popullsitë e mëdha të Ilirisë së Jugut, apo të Epirit, duke u ndarë për sa i përket shtrirjes gjeografike të tyre. Hasan Ceka ishte i pari që i kushtoi një artikull të veçantë lokalizimit dhe historisë së atintanëve1, ku i konsideron ata si një fis ilir me shtrirje në prapatokën e Apollonisë, në krahinat e sotme të Mallakstrës, Skraparit dhe Oparit, duke përjashtuar trevën e Beratit, si dhe luginën e Drinosit. Mbi bazën e te dhënave të autorëve të lashtë dhe atyre epigrafike, ai bëri edhe rindërtimin e historisë atintane në një formë që nuk ka ndryshuar shumë nga studimet e mëvonëshme. N. G. L. Hammond, që e rimori në shqyrtim problemin atintan në dy studime të tijat2, të pasura me informacion, por që sjellin një konfuzion të pabazuar në sajimin e dy popullsive: atintani
ilirë në Çermenikë dhe atintanes epirotë në luginën e sipërme të Drinos deri në kufi me Maqedoninë3. S. Islami i vendos atintanët në Mallakastër e Skrapar, por jo në Opar dhe as në luginën e Drinosit4. P. Cabanes e vendos Atintaninë në bregun e djathtë të Aosit, nga Tepelena në fushën e Myzeqesë, duke përfshirë Mallakastrën dhe Skraparin, por jo luginën e Drinos5. ILIRIA NR. XXXIV
1 H. CEKA, Atintanët, Buletin i Institutit të Shkencave, Seria Shkencat Shoqërore, 1, 1956, f. 108-122.
2 N. G. L. HAMMOND, Epirus, Oxford, 1967, f. 599-601 për lokalizimin e atintanëve dhe The Illyrian Atintani, the Epirotic Atintanes and the Roman Protectorate, JRS, 79 (1989), f. 11-25.
3 Ky dublim u refuzua ngan F. PAPAZOGLOU, Quelques problemes de l’ historie epirote, Ziva Antika, 20 (1970), f. 132-136.
4 S. ISLAMI, Shteti ilir në luftërat kundër Romës, lliria, III, 1973, f. 24,
5 P. CABANES, L’Epire de la mort de Pyrrhos à la conquête romaine, Besançon, 1976, f. 78-80.



















