Rio Ferdinand
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
|
Ferdinand në vitin 2015 | |||
| Informacioni personal | |||
|---|---|---|---|
| Emri i plotë | Rio Gavin Ferdinand[1] | ||
| Data e lindjes | 7 nëntor 1978 (47 vjeç)[2] | ||
| Vendi i lindjes | Camberwell, Angli | ||
| Gjatësia | 1.89 m (6 ft 2 in)[3] | ||
| Pozicioni(et) | Qëndër-mbrojtës | ||
| Karriera me të rinjtë | |||
| 1992–1995 | West Ham United | ||
| Karriera si profesionist* | |||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
| 1995–2000 | West Ham United | 127 | (2) |
| 1996–1997 | → AFC Bournemouth (huazim) | 10 | (0) |
| 2000–2002 | Leeds United | 54 | (2) |
| 2002–2014 | Manchester United | 312 | (7) |
| 2014–2015 | Queens Park Rangers | 11 | (0) |
| Gjithsej | 514 | (11) | |
| Karriera ndërkombëtare | |||
| 1996–1997 | Anglia U18 | 7 | (0) |
| 1997–2000 | Anglia U21 | 5 | (0) |
| 1997–2011 | Anglia | 81 | (3) |
| * Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve | |||
Rio Gavin Ferdinand (lindur më 7 nëntor 1978) është një ish futbollist profesionist anglez dhe analist sportiv i cili luante si qëndër-mbrojtës. Ai është një nga futbollistët anglez më të dekoruar në histori si dhe konsiderohet një nga mbrojtësit më të mirë anglez të të gjitha kohërave.[4][5][6][7]
Ferdinand e nisi karrierën e tij duke luajtur me disa klube para se në vitin 1992 të bëhej pjesë e akademisë së West Ham United. Ai u bë pjesë e ekipit të parë në vitin 1995 dhe debutoi në Premier Ligë një vit më pas. Ferdinand u bë një nga lojtarët e preferuar të tifozëve si dhe u shpall Lojtar i Vitit i klubit në sezonin e tij të dytë. Në vitin 2000, Leeds United shpenzoi 18 milion £ për kartonin e tij, duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Ai luajti dy sezone me klubin, duke u bërë kapiten në vitin 2001 para se të transferohej te Manchester United në korrik 2002 për 30 milion £, duke thyer rekordin e tij si mbrojtësi më i shtrenjtë.
Ferdinand fitoi trofeun e tij të parë në karrierë, Premier Ligën, në sezonin e tij të parë në Old Trafford. Në shtator 2003, ai humbi një test droge dhe u pezullua për tetë muaj nga çdo aktivitet futbolli. Pas rikthimit, Ferdinand u bë titullar i padiskutueshëm dhe u vlerësua për performancat e tij, duke u emëruar në Ekipin e Sezonit të Premier Ligës katër herë. Ai gjithashtu krijoi një dyshe shumë të suksesshme në mbrojtje sëbashku me Nemanja Vidić, duke fituar UEFA Ligën e Kampionëve dhe kampionatin në sezonin 2007–08. Ferdinand fitoi gjithsej 14 trofe me klubin dhe u largua në përfundim të sezonit 2013–14. Pas shpenzoi një sezon me Queens Park Rangers, Ferdinand njoftoi tërheqjen nga futbolli më 30 maj 2015.
Ferdinand ishte pjesë e kombëtares angleze për 14 vite, duke luajtur 81 ndeshje dhe shënuar 3 gola. Ai ishte pjesë e ekipit në edicionet 1998, 2002 dhe 2006 të FIFA Kupës së Botës por nuk mundi të luante asnjëherë në UEFA Kampionatin Evropian.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Edukimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rio Gavin Ferdinand lindi më 7 nëntor 1978 në Spitalin King's College në Camberwell dhe u rrit në Peckham.[8] Ai është djali i një nëne irlandeze, Janice Lavender, dhe një babai afrikan nga Shën Luçia, Julian Ferdinand.[9][10]
Ferdinand u rrit në Peckham në një familje të madhe; nëna e tij kishte pesë motra dhe vëllezër kurse babai i tij mbërriti në Britani me dhjetë anëtarë të tjerë të familjes.[11] Të dy prindërit punuan për të mbështetur familjen, nëna e tij si kujdestare fëmijësh dhe babai i tij si rrobaqepës. Prindërit e tij nuk u martuan kurrë dhe ata u ndanë kur ai ishte 14 vjeç. Babai i tij mbeti pranë, duke u zhvendosur në një banesë afër tij dhe i çonte fëmijët në stërvitje futbolli dhe në parqet lokale.[9][12] Ferdinand ndoqi Shkollën Fillore Camelot.[12][13] Në shkollë, ai u përqendrua në matematikë dhe kënaqej me mundësinë për të performuar para një publiku gjatë filmit të prodhuar nga shkolla të quajtur Bugsy Malone.[12]
Ai zgjodhi të ndiqte shkollën Blackheath Bluecoat për të bërë miq të rinj dhe u ambientua mirë, duke ndjerë se vetëbesimi i tij po rritej.[9] Viti i tij i dytë u njollos nga vdekja e një shoku të shkollës, Stephen Lawrence, dhe ngjarja demonstroi kërcënimin që sillte dhuna.[13] Ferdinandit i pëlqente shprehja fizike, duke marrë pjesë jo vetëm në klasat e futbollit dhe gjimnastikës, por edhe në dramë, teatër dhe balet.[12] Ai ishte një fëmijë i aftë: ai përfaqësoi Southwark në gjimnastikë në Lojërat Rinore të Londrës,[14] në moshën 10 vjeç ai ishte ftuar të stërvitej në akademinë e Queens Park Rangers dhe në moshën 11 vjeç fitoi një bursë për të ndjekur Shkollën Qendrore të Baletit në Londër.[9] Ferdinand ndoqi klasat e baletit, duke udhëtuar në qendër të qytetit katër ditë në javë për katër vjet.[12]
Karriera me të rinjtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aftësitë superiore të Ferdinandit në futboll ishin të dukshme që në fëmijëri: kur ishte 11 vjeç, një trajner i të rinjve, David Goodwin, i tha: "Do të të thërras Pelé, më pëlqen mënyra se si luan".[12] Ferdinand luante rregullisht në ekipet e të rinjve dhe te Eltham Town ai luante si mesfushor sulmues, por vëzhguesit e ekipit panë se lojtari i ri kishte potencialin fizik për t'u bërë qendër-mbrojtës. Ekipet konkurronin për shërbimet e futbollistit të ri dhe gjatë rinisë së tij ai u stërvit me Charlton Athletic, Chelsea, Millwall dhe Queens Park Rangers. Ferdinand ishte gjithmonë kurioz për vende të ndryshme dhe madje udhëtoi në veri për në qendrën stërvitore të Middlesbrough, duke kaluar një pjesë të mirë të pushimeve të tij shkollore në një krevat vetëm për të qenë atje.[12]
Në vitin 1992, Ferdinand u bë pjesë e akademisë së klubit londinez West Ham United.[9] Ai nënshkroi kontratën e tij të parë të "Skemës së Trajnimit të të Rinjve" në janar 1994 dhe luajti përkrah lojtarëve si Frank Lampard në akademi.[12][15] Krah suksesit që arriti me ekipin e të rinjëve, Ferdinand filloi edhe karrierën e tij ndërkombëtare; në moshën 16 vjeç ai u bashkua me ekipin e të rinjve të Anglisë për të garuar në Kampionatin Evropian të grupmoshës së tyre, duke fituar përvojën e tij të parë në kompeticionet ndërkombëtare.[12]
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]West Ham United
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ferdinand u bë pjesë e ekipit të parë të West Hamit gjatë sezonit 1995–96, duke firmosur edhe kontratën e tij të parë si profesionist. Ai bëri debutimin e tij si profesionist më 5 maj 1996 duke u aktivizuar si zëvëndësues në ndeshjen e fundit të sezonit kundër Sheffield Wednesday, e cila u mbyll në barazim 1–1. Në nëntor 1996, Ferdinand u dërgua në huazim te AFC Bournemouth për të luajtur më shumë. Ai debutoi më 9 nëntor në barazimin 1–1 në transfertë kundër Blackpool. Ai luajti dhjetë ndeshje me klubin dhe u rikthye te West Hami në janar 1997.[16] Më 1 shkurt 1997, Ferdinand shënoi golin e tij të parë me West Hamin në humbjen 2–1 kundër Blackburn Rovers, duke u bërë golashënuesi më i ri i klubit në Premier Ligë në moshën 18 vjeç e 86 ditë.[17] Gjatë verës së vitit 1997, Manchester United shfaqi interes për lojtarin por në fund nënshkroi me norvegjezin Henning Berg pasi West Hami refuzoi shitjen e tij.[18] Në sezonin 1997–98, Ferdinand u vlerësua me çmimin Lojtari i Vitit i klubit në moshën 19 vjeç.[19]
Leeds United
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në nëntor 2000, Ferdinand u transferua te Leeds United për 18 milion £, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë në Britani si dhe mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit.[19] Pavarësisht një nisje të ngadaltë të aventurës së tij në Elland Road, e cila nisi me humbjen 3–1 në transfertë kundër Leicester Cityt,[20] Ferdinand u përshtat mirë në ekip dhe kontriboi në arritjen e gjysëm-finales së UEFA Ligës së Kampionëve, duke shënuar me kokë në çerek-finale kundër ekipit spanjoll Deportivo La Coruña.[21] Gjatë këtij sezoni, ai gjithashtu shënoi kundër Liverpoolit në Anfield dhe kundër West Hamit në rikthimin e tij në Upton Park.[22][23]
Në gusht 2001, Ferdinand u emërua kapiteni i ri i ekipit para nisjes së sezonit të ri, duke zëvëndësuar Lucas Radebe. Ai zhvilloi paraqitje shumë të mira në sezonin e tij të dytë por Leeds nuk mundi të arrinte tre vëndet e para në renditje për t'u kualifikuar në Ligën e Kampionëve. Pas përfundimit të sezonit, media spekulloi se klubi ishte në një situatë të vështirë financiare dhe se trajneri i ri Terry Venables mund të pranonte largimin e Ferdinand në këmbim të një shifre të madhe parash. Pas përfundimit të Kupës së Botës 2002, ku Ferdinand ishte një nga lojtarët më të dalluar, Leeds United pranoi një ofertë 29.3 milion £ e cila shkonte deri në 33.3 milion £ në bonuse të ndryshme për kartonin e Ferdinand.[24] Në një intervistë disa vite më vonë, Ferdinand pranoi se ai u ul në zyrën e presidentit Peter Ridsdale për gjashtë orë për t'a bindur për të kryer transferimin.[25]
Manchester United
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]2002–2007
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 22 korrik 2002, Ferdinand firmosi një kontratë pesë-vjeçare me Manchester Unitedin, duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë për herë të dytë; ai e kishte humbur këtë titull vitin e kaluar ndaj francezit Lilian Thuram.[26][27] Ferdinand fitoi titullin e Premier Ligës në sezonin e tij të parë me klubin, duke u aktivizuar në 28 ndeshje.
Në shtator 2003, Ferdinand nuk arriti të merrte pjesë në një test droge të planifikuar të zhvillohej në fushën stërvitore Carrington të klubit.[28] Ferdinand ishte larguar pas stërvitjes për të bërë pazar, por më pas u kujtua dhe u rikthye, por ishte tepër vonë.[29] Ai e kreu testin më vonë dhe e kaloi, si dhe ofroi të bënte një test të gjëndrës së flokëve, por Federata Angleze e refuzoi ofertën. Komiteti Disiplinor i Fedetatës Angleze (FA), i kryesuar nga Barry Bright, e ndëshkoi mbrojtësin me një pezullim tetë-mujor nga çdo aktivitet futbollistik, e cila do të niste në janar 2004, si dhe me një gjobë 50,000 £, që do të thoshte se ai do të humbiste pjesën tjetër të sezonit dhe një pjesë të sezonit pasardhës, së bashku me Euro 2004. United apeloi kundër vendimit dhe kërkoi të bënte paralele me rastin e lojtarit të Manchester City Christian Negouai, i cili u gjobit me 2,000 £ për mungesën e tij në një test droge. Në fund, vendimi fillestar u la në fuqi. Në shtator, u njoftua se ai do të rikthehej kundër Liverpoolit; Alex Ferguson vlerësoi "sigurinë dhe qetësinë" e tij ndërsa United fitoi ndeshjen 2–1.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Premier League Clubs submit Squad Lists" (PDF) (në anglisht). Premier League. 2 shkurt 2012. fq. 23. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 shkurt 2012. Marrë më 2 shkurt 2012.
- ↑ "Rio Ferdinand". Barry Hugman's Footballers. Arkivuar nga origjinali më 8 qershor 2024. Marrë më 18 nëntor 2017.
- ↑ "Player Profile: Rio Ferdinand" (në anglisht). Premier League. Arkivuar nga origjinali më 4 prill 2013. Marrë më 31 korrik 2012.
- ↑ "Chelsea v Manchester United: Rio Ferdinand vilified as his pursuit of the FA Cup goes on". The Daily Telegraph (në anglisht). Londër. 1 prill 2013. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2022.
- ↑ "Why is Rio Ferdinand the most unheralded player of his England generation?" (në anglisht). FourFourTwo. 4 qershor 2015.
- ↑ "Rio Ferdinand retires: Former Manchester Utd defender was one of the greats" (në anglisht). Sky Sports.
- ↑ Mark White (25 mars 2025). "Ranked! The 100 best Premier League players ever" (në anglisht). FourFourTwo. Marrë më 25 mars 2025.
- ↑ Ferdinand, Rio (2007) [2006]. Rio: My Story (në anglisht). Londër: Headline Publishing Group. fq. 10. ISBN 978-0-7553-1533-8.
- 1 2 3 4 5 Jamie Jackson (12 gusht 2007). "His name is Rio". The Observer (në anglisht). Londër. Marrë më 5 nëntor 2008.
- ↑ Helen Parker (29 mars 2008). "Caribbean property: Rio Ferdinand is ahead of the game". The Daily Telegraph (në anglisht). Londër. Arkivuar nga origjinali më 27 mars 2009. Marrë më 5 nëntor 2008.
- ↑ Angela Wintle (21 gusht 2014). "Rio Ferdinand: My Family Values". The Guardian (në anglisht). Marrë më 1 janar 2019.
- 1 2 3 4 5 6 7 8 9 Casper Llewellyn Smith (1 qershor 2008). "A united front". The Observer (në anglisht). Londër. Marrë më 6 nëntor 2008.
- 1 2 Chris Jones (21 qershor 2002). "Rio Ferdinand: The silver lining" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 6 nëntor 2008.
- ↑ "London gymnastics team wins gold at the weekend". Croydon Guardian (në anglisht). Londër. 14 qershor 2011. Marrë më 19 mars 2012.
- ↑ David Hytner (19 maj 2008). "Old boys' reunion will not prevent Cole from taking care of business". The Guardian (në anglisht). Londër. Marrë më 6 nëntor 2008.
- ↑ "Games played by Rio Ferdinand in 1996/1997" (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 8 mars 2026.
- ↑ "The reasons why Rio Ferdinand joins Premier League Hall of Fame" (në anglisht). Premier League. 3 maj 2023. Marrë më 12 maj 2024.
- ↑ Nixon, Alan (12 gusht 1997). "Berg makes £5m move to United". The Independent (në anglisht). Londër. Marrë më 3 korrik 2014.
- 1 2 Charlie Coffey (5 shkurt 2010). "A beginner's guide to Rio Ferdinand". The Times (në anglisht). Londër. Marrë më 26 korrik 2011.
- ↑ Jack Carroll (2 dhjetor 2000). "Leeds refuse to blame it on Rio". The Daily Telegraph (në anglisht). Londër. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2022. Marrë më 26 korrik 2011.
- ↑ "Spaniards humbled by Leeds" (në anglisht). BBC Sport. 4 prill 2001. Marrë më 4 nëntor 2009.
- ↑ "Leeds shock Liverpool" (në anglisht). BBC Sport. 13 prill 2001. Marrë më 4 nëntor 2009.
- ↑ "Leeds see off hapless Hammers" (në anglisht). BBC Sport. 21 prill 2001. Marrë më 4 nëntor 2009.
- ↑ "Man Utd seal Rio deal" (në anglisht). BBC Sport. 22 korrik 2002. Marrë më 14 gusht 2019.
- ↑ Arkivuar në Ghostarchive dhe Wayback Machine: ""I would've gone public!" Rio and Cole on player power" (në anglisht). YouTube / BT Sport. 10 gusht 2019. Marrë më 14 gusht 2019.
- ↑ "United miss out on Thuram" (në anglisht). The Telegraph. 18 qershor 2001. Marrë më 2 janar 2016.
- ↑ "Thuram set to join Juventus" (në anglisht). The Telegraph. 18 qershor 2001. Marrë më 2 janar 2016.
- ↑ Paul Kelso; Duncan Mackay; Daniel Taylor (7 tetor 2003). "England star Ferdinand in drugs test row" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 16 mars 2021.
- ↑ Mike Lawrence (13 tetor 2003). "Key questions facing Ferdinand" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 16 mars 2021.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Official site
- Profile at ManUtd.com
- Profile at StretfordEnd.co.uk
- Profile at TheFA.com
- Për përmirësim
- Faqe që përdorin kutinë informuese të biografisë së futbollit me pozicion të parregullt
- Lindje 1978
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë anglezë
- Futbollistë në kombëtaren angleze
- Futbollistë në West Ham United F.C.
- Futbollistë në Leeds United F.C.
- Futbollistë në Manchester United F.C.
- Futbollistë në Premier League
- Futbollistë në 1998 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në 2002 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në 2006 FIFA Kupën e Botës
- Lojtarë fitues të UEFA Ligës së Kampioneve