Blerim Xhemaili
|
| |||
| Informacioni personal | |||
|---|---|---|---|
| Emri i plotë | Blerim Džemaili[1] | ||
| Data e lindjes | 12 prill 1986 (40 vjeç) | ||
| Vendi i lindjes | Tetovë, Maqedoni | ||
| Gjatësia | 1.79 m (5 ft 10 in) | ||
| Pozicioni(et) | Mesfushor | ||
| Informacioni i ekipit | |||
Ekipi aktual | Napoli | ||
| Numri | 20 | ||
| Karriera me të rinjtë | |||
| 1995–1996 | Oerlikon Zürich | ||
| 1996–2000 | FC Unterstrass | ||
| 2000–2001 | YF Juventus | ||
| 2001–2003 | FC Zürich | ||
| Karriera si profesionist* | |||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
| 2003–2007 | Zürich | 111 | (9) |
| 2007–2009 | Bolton Wanderers | 0 | (0) |
| 2008–2009 | → Torino (huazim) | 23 | (0) |
| 2009–2010 | Torino | 7 | (0) |
| 2009–2010 | → Parma (loan) | 19 | (1) |
| 2010–2011 | Parma | 30 | (1) |
| 2011–2014 | Napoli | 86 | (16) |
| 2014–2016 | Galatasaray | 11 | (0) |
| 2015–2016 | → Genoa (huazim) | 27 | (3) |
| 2016–2020 | Bologna | 88 | (11) |
| 2017 | → Montreal Impact (huazim) | 22 | (7) |
| 2020 | Shenzhen | 0 | (0) |
| 2020– | Zürich | 24 | (1) |
| Karriera ndërkombëtare‡ | |||
| 2004–2008 | Zvicra U21 | 16 | (4) |
| 2006–2018 | Zvicra | 69 | (10) |
|
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 04:02, 30 dhjetor 2021 (UTC) ‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 16:04, 3 korrik 2018 | |||
Blerim Xhemaili (lindur më 12 Prill 1986) është një futbollist profesionist zviceran i cili luan si mesfushor me Klubin zviceran të Zürich.
Ai e filloi karrierën te Zürich në vitin 2003, duke fituar kampionatin zviceran dy herë. Ai më pas do t'i shpenzonte vitet e ardhshme të karrierës në Itali duke luajtur me disa klube në elitë, duke përfshirë Torinon, Parmën, Napolin, Genoan dhe Bolonjën. Ai luajti 280 ndeshje në Serie A.
Xhemaili debutoi me kombëtaren zvicerane në mars 2006 dhe luajti gjithsej 69 ndeshje, duke shënuar 10 gola. Ai ishte pjesë e Zvicrës në edicionet 2006, 2014 dhe 2018 të FIFA Kupës së Botës si dhe në edicionin 2016 të UEFA Kampionatit Evropian.
Fëmijëria dhe karriera e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Xhemaili u lind në një familje Shqiptare nga Bogovinje, në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga Fahrudin dhe Shemije Xhemaili. Në moshën katërvjeçare ai emigroi sëbashku me familjen në Zyrih, Zvicër. Në moshën nëntëvjeçare ai iu bashkua Klubit të të Rinjve Oerlikon Zürich për një vit e më pas iu bashkua FC Unterstrass. Në moshën katërmbëdhjetëvjeçare Blerimi iu bashkua si lojtar i ri ekipit YF Juventus në kategorinë e tretë, para se të zhvendosej tek FC Zürich në 2001. Ai u rrit profesionalisht në këtë skuadër derisa iu bashkua ekipit kryesor në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare.
Në 2021 ai rrëfeu se që në vogëli kishte qenë një ndjekës i apasionuar i Klubit të futbollit AC Milan.
Karriera sportive
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zyrih
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Xemaili e filloi karrierën e tij si lojtar i nivelit të lartë me FC Zürich. Në sezonin e tij të parë, ai bëri 30 paraqitje për klubin, duke shënuar dy herë dhe duke krijuar tre asiste. Xhemaili luajti ose si mesfushor qendror ose si mesfushor mbrojtës. Në sezonin 2004–05, ai ndihmoi klubin të fitonte Kupën e Zvicrës.
Xhemaili ushtroi një ndikim të fortë në fushë pasi zotëronte aftësi të sakta për pasime, si dhe një qasje të shpejtë dhe agresive ndaj lojës. Kjo bëri që ai të merrte rolin e kapitenit gjatë sezonit 2005–06. Xhemaili ishte 19 vjeç kur u zgjodh kapiten. Ai është një nga kapitenët më të rinj në historinë e futbollit zviceran. Xhemaili e udhëhoqi ekipin e tij drejt lavdisë, ndërsa Zürich fitoi Superligën Zvicerane në sezonet 2005–06 dhe 2006–07.
Pasi fitoi Kupën e Zvicrës dhe Ligën Zviceriane, Xhemaili u zhvendos tek Ekipi Bolton Wanderers i Premier League.
Bolton Wanderers
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Xhemaili nënshkroi një marrëveshje paraprake kontrate me Boltonin më 9 shkurt 2007, që do të thoshte se ai do të nënshkruante për ekipin e Premier League pasi kontrata e tij të skadonte në verën e vitit 2007.
Ish-trajneri i Boltonit, Sam Allardyce, u citua të ketë thënë: "Blerimi është një lojtar fantastik, i cili ka luajtur për ekipin më të mirë në Zvicër gjatë tre viteve të fundit. Për dikë kaq të ri, ai ka një përvojë të pasur." Në moshën 20 vjeç, ai është kapiten i FC Zürich dhe pritet të bëhet një lojtar i rregullt ndërkombëtar për Zvicrën në vitet në vijim. Ai thuajse nuk ka humbur asnjë ndeshje për FC Zurich që kur filloi të luante për ta në moshën 17 vjeçare. "Jam i emocionuar nga perspektiva për të punuar me Blerimin në sezonin e ardhshëm." Megjithatë, Xhemaili pësoi një këputje të kryqëzuar të ligamenteve të gjurit dhe u detyrua të qëndronte jashtë fushave për gjashtë muaj. Ai debutoi si zëvendësues në humbjen e klubit në Kupën FA kundër Sheffield United, në atë që rezultoi të ishte paraqitja e tij e vetme në sezonin 2007–08.
Më vonë Xhemaili këmbënguli se nuk do të ndryshonte asgjë nga koha e tij te Bolton pas transferimit të tij si huazim njëvjeçar te Torino.
Torino dhe Parma
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Xhemaili u bashkua me Torinon në një marrëveshje huazimi për një sezon, me një opsion blerjeje të plotë më 1 shtator 2008. Ai debutoi me Torinon më 24 shtator 2008 dhe u bë një lojtar kryesor në skuadrën e tyre për këtë sezon. Në prill 2009, Torino e bleu atë nga Bolton për 2 milionë euro.Torino njoftoi këtë marrëveshje pas rënies së tyre në Serinë B në qershor.
Pasi luajti vetëm një herë për Torinon në Kupën e Italisë, Xhemaili u huazua te Parma më 31 gusht 2009, me një opsion për të nënshkruar 50% të të drejtave të regjistrimit të lojtarit në fund të sezonit. Në këmbim, Daniele Vantaggiato u transferua te Torino në formë huazimi. Pjesët e para dhe të dyta të të drejtave të regjistrimit të Xhemailit u blenë nga Parma në verën e viteve 2010 dhe 2011 për një tarifë totale prej 7 milionë eurosh.
Napoli
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 25 qershor 2011, Xhemaili u transferua në Napoli për 9 milionë euro, me Fabiano Santacroce (huazim) dhe Manuele Blasi (falas) që shkuan te Parma. Xhemaili ka qenë një lojtar i qëndrueshëm deri më tani për Napolin. Ai është pritur mirë nga tifozët pasi ka shënuar dy herë dhe ka asistuar një herë në njëmbëdhjetë paraqitje në Serie A. Goditja e tij e parë ishte një gjuajtje me të djathtën nga jashtë zonës në këndin e poshtëm të majtë pas një goditjeje nga këndi në një ndeshje kundër Lecce-s dhe e dyta u shënua në fund të ndeshjes për të barazuar rezultatin, teksa Napoli fitoi një pikë në ndeshjen kundër Novarës. Xhemaili është paraqitur gjithashtu gjashtë herë në fazat e grupeve të Ligës së Kampionëve të UEFA-s dhe e ndihmoi Napolin të arrinte në 16 finalistët.
Xhemali është paraqitur rregullisht për ekipin në Kupën e Italisë dhe luajti të gjithë ndeshjen në finalen në të cilën ata mposhtën Juventusin 2–0.
Më 30 mars 2013, ai shënoi një tregolësh të përshkruar nga Goal.com si "spektakolar", në një fitore 5–3 jashtë fushe kundër Torinos. Ai shënoi golin e dytë në një fitore 2–0 kundër Genoas vetëm një javë më vonë, duke e çuar në 4 numrin e golave në dy ndeshje. Ai gjithashtu shënoi golin e tretë të Napolit në një fitore 3–0 kundër Pescara më 27 prill.
Xhemaili ishte një zëvendësues i papërdorur kur Napoli fitoi finalen e Kupës së Italisë 2014 me rezultatin 3–1 kundër Fiorentinës.
Galatasaray
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 1 shtator 2014, Xhemaili nënshkroi një kontratë tre-vjeçare me ekipin turk të Superligës Galatasaray për një tarifë transferimi prej 2.35 milionë eurosh. Ai nënshkroi një kontratë tre-vjeçare, me vlerë përkatësisht 2.4 milionë euro, 2.1 milionë euro dhe 2.1 milionë euro.
Më 30 gusht 2015, Xhemaili u rikthye në Serie A për t'u bashkuar me Genoa-n në huazim nga Galatasaray. Galatasaray gjithashtu mori 1.3 milion euro nga paga e Xhemailit prej 2.1 milion eurosh. Më 27 shtator, Xhemaili shënoi golin e tij të parë për klubin me një goditje dënimi direkte që u devijua nga Giacomo Bonaventura. Ky ishte goli i vetëm në fitoren 1–0 ndaj Milanit. Më 18 tetor, Xhemaili mori kartonin e tij të parë të kuq për klubin, pasi mori dy kartonë të verdhë (minuta e 47-të dhe e 55-të) në fitoren 3–2 ndaj Chievo-s.
Bolognia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 17 gusht 2016, Xhemaili u rikthye sërish në Itali për të luajtur me Bolonjën, e cila i pagoi Galatasaray-t një tarifë transferimi prej 1.3 milion eurosh. Ai u ndëshkua me karton të verdhë në javën e 33-të më 22 prill, duke humbur ndeshjen më 30 prill, me klubin që shmangu matematikisht rënien nga kategoria duke pasur 13 pikë më shumë se Crotone me katër ndeshje të mbetura. Xhemaili do të bashkohej me klubin e tij të ri Montreal Impact para përfundimit të sezonit të Serie A (dhe pasi Bolonja siguroi vendin e sezonit të ardhshëm), duke e bërë humbjen e tyre 3–2 kundër Atalantës ndeshjen e tij të fundit.
Montreal Impact (huazim)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 9 dhjetor 2016, presidenti i Montreal Impact dhe kryetari i Bolonjës, Joey Saputo, njoftoi se Xhemaili do t'i bashkohej ekipit të Major League Soccer (MLS) në formë huazimi në pranverën e vitit 2017 si lojtar i caktuar). Më 9 maj 2017, huazimi u njoftua zyrtarisht. Më 19 janar 2018, Impact e ndërpreu huazimin dhe Xhemaili u kthye në Bolonja. Ai shënoi shtatë gola dhe dhuroi 10 asiste në 22 ndeshje për Montrealin.
Shenzhen FC
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 31 janar 2020 Xhemaili u transferua tek Klubi Kinez i Futbollit Shenzhen F.C.
Zyrih
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në dhjetor të vitit 2020, Xhemaili u rikthye pas 13 vitesh në klubin e tij të të rinjve Zürich. Ai nënshkroi një kontratë për një sezon e gjysmë.
Në përfundim të sezonit 2022–23, Xhemaili vendosi të tërhiqej nga futbolli profesionist.
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Xhemaili debutoi për Ekipin Kombëtar të Zvicrës në një ndeshje miqësore kundër Skocisë më 1 mars 2006. Ai ishte lojtar i skuadrës zvicerane në Kupën e Botës FIFA 2006 por nuk u aktivizua. Më 6 shtator 2013, Xhemaili shënoi golin e tij të parë ndërkombëtar me një goditje penalltie në një barazim 4–4 në shtëpi në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës kundër Islandës. Më 2 qershor 2014, Xhemaili u emërua në skuadrën e Zvicrës për Kupën e Botës 2014 nga trajneri kombëtar Ottmar Hitzfeld. Në ndeshjen e dytë të ekipit, kundër Francës, Džemaili hyri në fushë në pushimin e pjesës së parë në vend të Valon Behramit. Ai shënoi golin e parë të drejtpërdrejtë nga goditja e dënimit të turneut në një humbje 5–2 ndaj Francës. Xhemaili shënoi golin e tij të tretë ndërkombëtar kundër San Marinos më 10 tetor 2014 në kualifikueset e UEFA Euro 2016, duke shënuar me kokë në goditjen nga këndi të Ricardo Rodríguez për t'i dhënë Zvicrës epërsinë 3–0 në një fitore përfundimtare 4–0. Xhemaili shënoi dy herë për Zvicrën më 10 qershor 2015, i dyti prej të cilëve erdhi nga një goditje dënimi direkte në një fitore miqësore 3–0 kundër Lihtenshtajnit në Stockhorn Arena në Thun. Xhemaili ishte pjesë e skuadrës në kualifikueset e Euro 2016 dhe Kupës së Botës 2018. Ai u përfshi në skuadrën prej 23 lojtarësh të ekipit kombëtar të futbollit të Zvicrës për Kupën e Botës FIFA 2018.
Pozicionet në lojë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë kohës së tij në Serie A, Xhemaili ndryshonte nga shumica e lojtarëve të tjerë në pozicionin e mesfushës sulmuese për shkak të qasjes së tij “box to box” ndaj rolit dhe stilit të tij të ashpër të vrapimit. Në të vërtetë, megjithëse është efektiv në fituimin e topit përpara vijës mbrojtëse duke thyer kështu lojën kundërshtare, ai është gjithashtu i aftë të kontribuojë në lojën sulmuese të ekipit të tij me gola dhe asiste në një rol më të avancuar, falë vizionit dhe syrit të tij për gol nga mesfusha. Ai është gjithashtu i mirë në matjen e kohës së vrapimeve të tij, në gjetjen e hapësirave dhe në hyrjen në zonë pa u shënjuar duke bërë vrapime sulmuese në zonë nga prapa. Gjithashtu ai është një sulmues i fuqishëm dhe i saktë i topit si nga brenda ashtu edhe nga jashtë zonës, gjë që i lejon të luajë si një lojtar i mesfushës; ai është gjithashtu një ekzekutues efektiv i penalltive. Përveç kësaj Xhemaili është i rregullt në posedim të topit dhe ka një gamë të shkëlqyer pasimesh, zakonisht duke përfunduar saktësisht rreth 90% të pasimeve për ndeshje. Për më tepër, ai njihet për aftësinë e tij për të ndryshuar lojën me topa të gjatë. Një lojtar i gjithanshëm, i qëndrueshëm, këmbëngulës dhe taktikisht inteligjent me këmbën e djathtë, ai është i aftë të luajë në disa role në mesfushë dhe mund të përshtatet në sisteme të ndryshme. Përveç roleve të tij të zakonshme sulmuese dhe mbrojtëse në mesfushë, ai është përdorur edhe si mesfushor qendror në një mesfushë me dy ose tre lojtarë, si organizator i lojës në thellësi apo edhe si sulmues krahu. Përveç aftësisë së tij në lojë, ai vlerësohet shumë edhe për lidershipin e tij.
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2015, Xhemaili u martua me modelen shqiptare të lindur në Shkodër, Erjona Sulejmani, e cila, në të njëjtin vit, lindi djalin e tyre të madh, Luanin. Ata u divorcuan në janar të vitit 2018.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "FIFA World Cup Russia 2018 List of Players" [FIFA Kupa e Botës Rusi 2018 Lista e lojtarëve] (PDF) (në anglisht). FIFA. fq. 30. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 gusht 2018.
- Lindje 1986
- Njerëz që jetojnë
- Njerëz nga Tetova
- Futbollistë nga Tetova
- Futbollistë zviceranë
- Futbollistë në kombëtaren zvicerane
- Futbollistë në FC Zürich
- Futbollistë në Bolton Wanderers F.C.
- Futbollistë në Torino F.C.
- Futbollistë në Parma F.C.
- Futbollistë në S.S.C. Napoli
- Futbollistë në Galatasaray S.K.
- Futbollistë në Genoa C.F.C.
- Futbollistë në Bologna F.C. 1909
- Futbollistë në CF Montréal
- Futbollistë në Shenzen F.C.
- Futbollistë në Super Liga Zvicerane
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në Serie B
- Futbollistë në Süper Lig
- Futbollistë në Major League Soccer
- Futbollistë në 2006 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në 2014 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në UEFA Euro 2016
- Futbollistë në 2018 FIFA Kupën e Botës