close
Shko te përmbajtja

Labici

Labici
Lăbīcī ose Lăbīcum
Me të kuqe Via Labicana e lashtë,[1] gjurma e të cilës shtrihej midis Via Latina (në blu) dhe Via Prenestina (n viollcë)
LocationValle del Sacco
RegionLacio, Itali
Coordinates41°48′23″N 12°44′08″E / 41.80639°N 12.73556°E / 41.80639; 12.73556

Labici ose Labicum (në latinisht Lăbīcīose Lăbīcum) qe një nga qytetet e Latium vetus. Ndodhej në Valle del Sacco midis Romës, Tuskulumit dhe Praenestes, por nuk është zbuluar akoma me siguri se ku gjendej.

Sipas një legjende qyteti Labici ishte themeluar nga Glauku, biri i mbretit kretan, Minosit. Tradita e konsideronte sidoqoftë ngulim të Alba Longës.[2] Publius Virgjil Maroni te Eneida përmend popullin labici, të përcaktuar si luftëtarë që bartnin "mburoja të pikturuara", midis popujve aleatë të Turnit kundër Eneas[3]

Hartë e qyteteve të lashta të latine, me qytet Lidhjes Latine

Labici bënin pjesë në Lidhjen Latine. Si qytetet e tjera latine që i ishin kundërvënë Romës në fillim të shekullit të V p.e.s., edhe Labici në vitin 493 p.e.s. firmosi Foedus Cassianum, një "aleancë e barabartë" midis qyteteve që e kishin nënshkruar.

Në vitin 489 p.e.s. qe një nga qytetet e sulmuara nga volskët e drejtuar nga Gneu Marcio Koriolani, që arritën ta pushtonin vetëm për shkak të superioritetit të tyre numerik. Të mundur, banorët do të skllavëroheshin nga volskët.[4]

Në vijim, gjithësesi, Labici u rrebelua, duke u lidhur me ekuitët dhe volskët.[5] Ndërkohë që do të pushtohej nga diktatori Kuint Servilius Priskus (418 p.e.s.), u rrafshua dhe territori i tij (Ager Labicanus) me gjasa u përfshi në territorin romak. Banorët e Labicit pjesërisht u deportuan në Romë, pjesërisht u zhvendosën në një vend tjetër në luginë, të quajtur ad Quintanas ku, sipas Tit Livit,[6] ishte themeluar një koloni romake e llojit ushtarak, me shpërndarjen 1500 qytetarëve romakë të një parcele toke prej dy jugerësh[7] për kokë[8]. Ky lokalitet i fundit në vijim do të bëhej municipium me emrin Labicum Quintanense.[9]

'Ager Labicanus u plaçkit edhe nga Hanibali në vitin 211 p.e.s. Në fund të periudhës Republikane Labicum ishte një qytet në rënie. Mark Tullio Ciceroni kujton se, në kohën e tij, qytetet e Gabii, Bovillae dhe Labici, të gjitha bashkë, nuk kishin magjistratë të mjaftueshëm për të dërguar në shenjtëroren e Jupiter Latialis me rastin e Feriae latinae.[10]

Nuk dihet me siguri vendndodhja ku gjendej Labiku i lashtë, qyteti i shkatërruar në vitin 418 p.e.s., as Labicum ad Quintanas, qyteti që strehoi banorët e Labikut të lashtë. Sipas Strabonit, vendndodhja e vjetër gjendej 120 stade nga Roma, pak më shumë se 22 kilometra.[1] Në itinerarët e lashtë (Itinerarium Antonin Augusti, Tabula Peutingeriane) Labicum Quintanense ishte stacioni i parë i postës (mansio) në Via Labicana. Në bazë të përshkrimit të Strabonit, Francesco Antonio Vitale e lokalizonte Labikun e lashtë mbi Monte Salomone, midis Monte Compatri dhe Colonna;[11] Ndërsa Giuseppe Tomassetti e lokalizonte qytetin e vjetër në Monte Compatri, dhe Labicum Quintanense pranë Colonna.[12]

Identifikimi i Labikut me fshatin e Lugnano i kryer nga Francesco de' Ficoroni në shekullin e XVIII,[13] është në bazë të ndryshimit të emrit të komunës së Lugnano-s, në fillim në Labicano1872, pastaj në Labico në vitin 1880[14] Hipoteza e Ficoroni-t u gjykua e pa themeltë që nga studiues si Antonio Nibby.[15] dhe Giuseppe Tomassetti.[16]

  1. 1 2 Straboni, Gjeografia e Strabonit, Libri V, 3,9.
  2. Dionisi i Halikarnasit, Antiquitatum Romanarum, Libri V, 61 dhe Libri VIII, 19
  3. Virgjili (1836). "Libri VII v. 795". Eneida (në anglisht). Vëll. II. Përkthyer nga Annibale Caro. Firence: D. Passigli. fq. 77.
  4. Dionisi i Halikarnasit, Antiquitatum Romanarum, Libri VIII, 19.
  5. Tit Livi, Libri IV, 44.
  6. Tit Livi, Libri IV, 47.
  7. Një juger kishte një shtrirje prej 2.519,9 m2. Dy jugerë përkonin ndërkohë me gjysmë hektari.
  8. Sidoqoftë Theodor Mommsen pretendon se Labici nuk mund të bëhej as një koloni qytetare, pasi Labici nuk ishte i vendosur në breg dhe se më vonë Labicum do të ishte një municipium autonom, as një koloni latine, për të cilën nuk kishte shembuj në Latium. Sipas historianit të madh gjerman ndërkohë Tit Livi duhet të kishte ngatërruar caktimin përbashkët qytetar me caktimin kolonial. (Theodor Mommsen, Storia di Roma, Libri I, kap. V, "Nënshtrimi i latinëve dhe kampanëve ndaj dominimit të Romës").
  9. Ettore De Ruggiero (1942). Dizionario epigrafico di antichità romane (në italisht). Roma: L. Pasqualucci.
  10. Mark Tullio Ciceroni, Pro Cn. Plancio IX, 23.
  11. Francesco Antonio Vitale (1778). De oppido Labici dissertatio qua origo etiam atque compendiosa historia oppidi Montis Compiti in Latio describuntur (në latinisht). Roma: Typis Generosi Salomoni praesidiium facultate.
  12. Tomassetti & Chiumenti 1979, f. Vol. III..
  13. Francesco de Ficoroni (1745). Le memorie ritrovate nel territorio della prima, e seconda città di Labico e i loro giusti siti, descritti brevemente da Francesco de' Ficoroni socio della Reale Accademia di Parigi dedicate a Monsignor illustrissimo, e reverendissimo Giovanni Bottari (në italisht). Roma: Nella stamperia di Girolamo Mainardi.
  14. Giuliano Gasca Queirazza (1997). Dizionario di toponomastica. Storia e significato dei nomi geografici (në italisht). Torino: UTET. fq. 257. ISBN 978-88-02-05761-3.
  15. Antonio Nibby (1837). Analisi storico-topografica-antiquaria della Carta de' Dintorni di Roma (në italisht). Vëll. 1. Romë: Tipografia delle Belle Arti. fq. 295.
  16. Giuseppe Tomassetti (1913). La campagna romana, antica, medioevale e moderna (në italisht). Vëll. 3. Firence: E. Loescher & C. fq. 443.
Burime të lashta
Historiografia moderne
  • Francesco de Ficoroni (1745). Le memorie ritrovate nel territorio della prima, e seconda città di Labico e i loro giusti siti, descritti brevemente da Francesco de' Ficoroni socio della Reale Accademia di Parigi dedicate a Monsignor illustrissimo, e reverendissimo Giovanni Bottari (në italisht). Roma: Nella stamperia di Girolamo Mainardi.
  • Antonio Nibby (1837). Analisi storico-topografica-antiquaria della Carta de' Dintorni di Roma (në italisht). Vëll. I. Roma: Tipografia delle Belle Arti.
  • Giuliano Gasca Queirazza (1997). Dizionario di toponomastica. Storia e significato dei nomi geografici (në italisht). Torino: UTET. ISBN 978-88-02-05761-3.
  • Ettore De Ruggiero (1942). Dizionario epigrafico di antichità romane (në italisht). Roma: L. Pasqualucci.
  • Gaetano De Sanctis (1907). "La conquista del primato in Italia". Storia dei Romani (në italisht). Vëll. II. Milano-Torino: F.lli Bocca.
  • William Smith (1857). "Labicum". Dictionary of Greek and Roman Geography (në anglisht). Vëll. II Iabadius-Zymethus. London: Walton and Maberly. fq. 105–106.
  • Giuseppe Tomassetti (1913). La campagna romana, antica, medioevale e moderna (në italisht). Vëll. III. Firence: E. Loescher & C.
  • Tomassetti, Giuseppe (1979). Chiumenti, Luisa; Fernando Bilancia (red.). La campagna romana, antica, medioevale e moderna (në italisht). Vëll. Vie Cassia e Clodia, Flaminia e Tiberina, Labicana e Prenestina. Firence: Leo Samuele Olschki. ISBN 978-88-222-2880-2.
  • Francesco Antonio Vitale (1778). De oppido Labici dissertatio qua origo etiam atque compendiosa historia oppidi Montis Compiti in Latio describuntur (në latinisht). Roma: Typis Generosi Salomoni praesidiium facultate.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • "Labico". Enciclopedie on line - Treccani.it (në italisht).
  • Giuseppe Lugli. "Labico". Enciclopedia Italiana (1933) - Treccani.it (në italisht).