close
Shko te përmbajtja

Hokusai

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Autoportret i Hokusait, 1839

Katsushika Hokusai (japonisht: 葛飾 北斎, 31 tetor 1760 – 10 maj 1849) ishte një artist japonez, piktor i ukijo-esë dhe krijues gravurashPeriudhën Edo.[1] Ai ishte ndikuar nga piktorë si Sesshu, dhe stilet e tjera të pikturës kineze.[2] I lindur në Edo (tani Tokio), Hokusai është i njohur më së shumti si autor serisë së pikturave në blloqe druri Tridhjetë e gjashtë pamje të malit Fuxhi (富嶽三十六景 Fugaku Sanjūroku-kei?, rr. 1831) e cila përfshin veprën e që njihet në të gjithë botë, Vala e Madhe e Kanagavës, e krijuar gjatë viteve 1820.

Ai konsiderohet si zhvilluesi kryesor i zhanrit të ukijo-esë. Vepra e tij pati një ndikim domethënës në lëvizjen e Impresionizmit, me tema që jehojnë veprat e tij që shfaqen te Klod Monet dhe Pierre-Auguste Renoir. Gjithashtu ndikoi te Art Nouveau, ose JugendstilGjermani. Gdhendjet e tij në dru koleksionoheshin nga shumë artistë evropianë, duke përfshirë Edgar Degas, Eugène Henri Paul Gauguin, Gustav Klimt, Franz Marc, August Macke, Édouard Manet dhe Vincent van Gogh, gjatë valës së japonizmit, që u përhap në gjithë Evropën në fundin e shekullit të XIX.

  1. Nussbaum, Louis Frédéric. (2005). "Hokusai" in Japan Encyclopedia, fq. 345.
  2. Daniel Atkison and Leslie Stewart."Life and Art of Katsushika Hokusai Arkivuar 8 nëntor 2002 tek Wayback Machine" in From the Floating World: Part II: Japanese Relief Prints, catalogue of an exhibition produced by California State University, Chico. Retrieved July 9, 2007;
  • Lane, Richard. (1978). Images from the Floating World, The Japanese Print. Oxford: Oxford University Press. ISBN 9780192114471; OCLC 5246796
  • Nagata, Seiji (1995). Hokusai: Genius of the Japanese Ukiyo-e. Kodansha International, Tokyo.
  • Smith, Henry D. II (1988). Hokusai: One Hundred Views of Mt. Fuji. George Braziller, Inc., Publishers, New York. ISBN 0-8076-1195-6.
  • Weston, Mark (1999). Giants of Japan: The Lives of Japan's Most Influential Men and Women. New York: Kodansha International. ISBN 1-56836-286-2.
  • Ray, Deborah Kogan (2001). "Hokusai : the man who painted a mountain" Frances Foster Books, New York. ISBN 0-374-33263-0

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]