Peregrinus
Në Perandorinë e hershme Romake, nga viti 30 p.e.s. deri në vitin 212 të e.s., një peregrinus (latinisht: [pɛrɛˈɡriːnʊs]) ishte një subjekt i lirë provincial i perandorisë, që nuk ishte një qytetar romak. Peregrini përbënin shumicën dërrmuese të banorëve të perandorisë në shekujt e I dhe të II të erës sonë. Në vitin 212, të gjitha banorëve të lirë të perandorisë iu dha qytetaria nga Constitutio Antoniniana, me përjashtim të dediticii, që ishin bërë subjekte të Romës nëpërmjet dorëzimit në luftë, dhe skllevërit e liruar.[1]
Fjala latine peregrinus "i huaj, i jashtëm" është e lidhur me ndajfoljen latine peregre ("jashtë"), e përbërë nga per- ("nëpër", "përgjatë") dhe një forme të asimiluar të ager ("fushë, vend", d.m.th., "gjatë tokave"); -e është një sufiks ndajfoljor.
Gjatë Republikës Romake, termi peregrinus thjeshtë përcaktonte çdo person që nuk mbante shtetësinë romake, të plotë apo të pjesëshme, nëse ai person ishte nën sundimin romak apo jo. Teknikisht, kjo mbeti në fuqi gjatë Periudhës Perandorake, por në praktikë termi u kufizua për subjektet e perandorisë, me banorët e rajoneve jashtë kufijve të perandorisë të përcaktuar si barbari (barbarë).
Numrat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në shekujt e I dhe të II, shumica dërrmuese (80–90%) e banorëve të perandorisë ishin peregrini. Nga viti 49 p.e.s., të gjithë italikët ishin shtetas romakë.[Note 1][2] Jashtë Italisë, ato provinca me kolonizim më intensiv romak përgjatë afërsisht dy shekujve të sundimit romak me gjasa kishin një shumicë qytetarësh romakë nga fundi i sundimit të Augustit: Gallia Narbonensis (Franca Jugore), Hispania Baetica (Andaluzia, Spanjë) dhe Africa proconsularis (Tunizia).[2] Kjo mund të shpjegojë ngjashmërinë e fortë të leksikut të gjuhëve iberike, italiane dhe oksitane krahasuar me frëngjishten dhe langues d'oïl të tjera.[3]
Në provincat kufitare, përpjesëtimet e qytetarëve duhet të kenë qenë shumë më të vogla. Për shembull, një vlerësim i vendos qytetarët romakë në Britani rreth vitit 100 të e.s. në rreth 50,000, më pak se 3% popullsisë së përgjithshme provinciale prej rreth 1.7 miljonë banorësh.[4] Në perandori si të tërë, dimë se ishin pak mbi 6 miljonë qytetarë romakë në vitin 47 të erës sonë, sipas censusit të fundit pesëvjeçar romak. Kjo ishte thjeshtë 9% e një popullsie të përgjithshme perandorake të vlerësuar përgjithësisht në rreth 70 miljonë në atë kohë.[Note 2][5][5]
Statusi shoqëror
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Peregrini u caktoheshin vetëm të drejtat themelore të ius gentium ("ligji i popujve"), një lloj ligji ndërkombëtar i rrjedhur nga ligji tregtar i zhvilluar nga qytet-shtetet greke,[6] që përdorej nga romakët për të rregulluar marrëdhëniet midis qytetarëve dhe jo qytetarëve. Por ius gentium nuk u jepte shumë të drejta dhe mbrojtjet e ius civile ("ligji i qytetarëve" d.m.th. atë që në e quajmë ligji romak).
Në sferën e ligjit kriminal, nuk kishte ligj që ta parandalonte torturën e peregrini gjatë marrjeve zyrtare në pyetje. Peregrini ishin subjekte të drejtësisë de plano (nxjerrjes para drejtësisë), duke përfshirë ekzekutimin, sipas diskrecionit të legatus Augusti (guvernatorit provincial). Në teori të paktën, qytetarët romakë nuk mund të torturoheshin dhe mund të insistonin të gjykoheshin nga një dëgjesë e plotë e iudicium assisa të guvernatorit d.m.th. gjyq i zhvilluar me rotacion në vende të ndryshme. Kjo do të përfshinte veprimin e guvernatorit si gjykatës, të këshilluar nga një consilium ("këshill") zyrtarësh të lartë, ashtu dhe të drejtën e mbrojtësit për të përdorur këshilla ligjore. Qytetarët romakë gëzonin edhe të drejtën e rëndësishme të sigurisë (kundër praktikave të mundshme të këqija nga guvernatori), për të apeluar çdo sentencë kriminale, veçanërisht dënimet me vdekje, drejtpërdrejtë te vetë perandori.[Note 3][7]
Për sa i përket ligjit civil, me përjashtim të krimeve kapitale, peregrini ishin subjektë të ligjeve zakonore dhe gjykatave të civitas së tyre (një distrikt administrativ, i ngjashëm me një rreth, bazuar te territoret tribale pararomake). Rastet që përfshinin qytetarë romakë, nga ana tjetër, vendoseshin nga iudicium assisa e guvernatorit, sipas rregullave të përpunuara të ligjit civil romak.[8] Kjo u jepte qytetarëve romakë një përparësi thelbësore në grindjet me peregrini-t, veçanërisht mbi tokën, pasi ligji romak do të mbizotëronte gjithmonë mbi ligjin zakonor vendor nëse kishte një konflik. Për më tepër, verdiktet e guvernatorit shpesh ndikoheshin nga statusi shoqëror i palëve (dhe shpesh nga rryshfetet) në vend të jurisprudencës.[9]
Në fushën fiskale, peregrini ishin subjekte të taksave të drejtpërdrejta (tributum): ata ishin të detyruar të paguanin një takse për frymë (tributum capitis) të përvitshme, një burim i rëndësishëm i të ardhurave perandorake. Qytetarët romakë ishin të përjashtuar nga taksa për frymë.[10] Siç mund të pritet në një ekonomi bujqësore, burimi më i rëndësishëm me distancë i të ardhurave ishte taksa mbi tokën (tributum soli), e pagueshme nga shumica e tokave provinciale. Prapë, toka në Itali ishte e përjashtuar, siç ishte, me gjasa, toka e zotëruar nga kolonitë romake (coloniae) jashtë Italisë.[11]
Në fushën ushtarake, peregrini përjashtoheshin nga shërbimi në legjione, dhe mund të rekrutoheshin vetëm në regjimentet auxilia, më pak prestigjoze të Ushtrisë Romake; në fund të një shërbimi në auxilia (një afat 25-vjeçar) atij dhe fëmijëve të tij u jepej qytetaria romake.[12]
Në fushën shoqërore, peregrini nuk zotëronin të drejtën e connubium ("ndër-martesë"): d.m.th. ata nuk mund të martoheshin ligjërisht me një qytetar romak: kështu çdo fëmijë nga një lidhje e përzier ishte i paligjshëm dhe nuk mund ta trashëgonte qytetarinë (ose pronësinë). Gjithashtu, peregrini nuk mundeshin, përveç nëse ishin shërbyes në auxilia, të caktohehsin trashëgimtarë nën ligjin romak.[13] Pas vdekjes së tyre, në këtë mënyrë, ata ishin pa testament ligjor dhe asetet e tyre bëheshin pronë e shtetit.
Autoritetet vendore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Secila provincë e perandorisë ndahej në tre lloje autoriteti vendor: coloniae (Kolonitë Romake, të themeluara nga veteranët e tërhequr legjionarë), municipia (qytetet me "të drejta latine", një lloj gjysmë-qytetarie) dhe civitates peregrinae, autoritetet vendore të peregrini.[14]
Civitates peregrinae bazoheshin mbi territoret e qytet-shteteve pararomake (në Mesdhe) ose tributë vendase (në provincat veri-perëndimore evropiane dhe danubiane), minus tokat e konfiskuara nga romakët pas pushtimit të provincës për të mundësuar toka për veteranët legjionarë ose për tu bërë prona perandorake. Këto civitates grupoheshin në tre kategori, sipas statusit të tyre: civitates foederatae, civitates liberae dhe civitates stipendariae.
Megjithëse guverntori provincial kishte pushtet absolut për të ndërhyrë në në punët e civitas, në praktikë civitates ishin mjaft autonome, pjesërisht për shkak se guvernaqtori operonte me një burokraci minimale dhe thjeshtë nuk kishte burime të mjaftueshme për mikro-menaxhimin e civitates.[15] Duke supozuar se civitates mblidhnin dhe shpërndanin tributum e tyre të përvitshëm (taksat për frymë dhe të tokës) dhe zhvillonin shërbimet e kërkuara si mirëmbajtja e rrugëve kryesore romake që kalonin në territorin e tyre, ata liheshin gjerësisht ti drejtonin punët e tyre nga administrata qendrore provinciale.
Civitates peregrinae shpesh drejtoheshin nga pasardhës të aristokratëve që i mbizotëronin ato kur ishin entitete të pavarura në periudhën para pushtimit romak, megjithëse shumë nga këto mund të kenë vuajtur pakësime të mëdha të tokave të tyre gjatë periudhës së pushtimit.[16] Këto elita do ta mbizotëronin këshillin e civitas dhe magjistraturat ekzekutive, që do të bazoheshin në institucionet tradicionale. Ata do ti zgjidhnin grindjet sipas ligjit zakonor tribal. Nëse qyteti kryesor i një civitas i ishte dhënë statusi municipium, drejtuesit e zgjedhur të civitas dhe, më vonë, i gjithë këshilli (deri në 100 veta), iu jepej automatikisht qytetaria.[17]
Romakët mbështeteshin te elitat vendore për të mbajtur rendin e civitates të tyre dhe të nënshtruara. Ata siguronin besnikërinë e atyre elitave nëpërmjet favoreve thelbësore: dhurime tokash, qytetarie dhe madje edhe rekrutimin në klasën më të lartë të shoqërisë romake, rendi senatorial, për ata që përmbushnin pragun e pronësisë.[18] Këto provilegje do ta siguronin më tej pasurinë dhe pushtetin e parive vendore, në kurriz të masës së bashkë-peregrini të tyre.
Pronësia e tokës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Perandoria Romake ishte kryesisht një ekonomi bujqësore: mbi 80% e popullsisë jetonte dhe punonte në toka.[19] Në këtë mënyrë, të drejtat mbi përdorimin e tokës dhe prodhimit ishin përcaktuesit më të rëndësishëm të pasurisë. Pushtimi dhe sundimi romak me gjasa çoi në një degradim të rëndësishëm të pozicionit ekonomik të fshatarit mesatar peregrinus, në përparësinë e shtetit romak, pronarët romakë të tokave dhe paritë vendore besnike. Perandoria Romake ishte një shoqëri me pabarazi të jashtëzakonshme në pasuri, me rendin senatorial që i detyrohej një pjesë të rëndësishme të të gjithë tokës në perandori në formën e latifundia ("prona të mëdha tokësore") të mëdha, shpesh në mjaft provinca p.sh.: pohimi i Plini të Riut në një nga letrat e tij që në kohën e Neronit (s.v. 54–68 të e.s.), gjysma e të gjitha tokave në Africa proconsularis (Tunizia) zotërohej nga vetëm 6 pronarë privatë tokash.[20] Në fakt, rendi senatorial, i cili ishte i trashëgueshëm, ishte vetë pjesërisht i përcaktuar nga pasuria, pasi çdo i jashtëm që dëshironte ti bashkohej, duhet të përmbushte një sasi tepër të lartë pasurie (250,000 denarii).
Nën ligjin romak, tokat që më parë u përkisnin një populli të dorëzuar në mënyrë të pakushtëzuar (dediticii) bëhej pronë e shtetit romak. Një pjesë e kësaj toke do tu caktohej kolonëve romakë. Disa do të shiteshin te pronarët e mëdhenj romakë të tokave në mënyrë që të mblidheshin para për thesarin perandorak.[21]
Një pjesë do të mbahej si ager publicus (tokë shtetërore), e cila në praktikë menaxhohej si pronë perandorake. Pjesa e mbetur do ti kthehej civitas, që fillimisht e zotëronte atë, por jo domosdoshmërisht i kthehej strukturës së mëparshme të pronësisë. Një pjesë e madhe e tokës mund të ketë qenë konfiskuar nga anëtarët e këtyre parive vendore që kundërshtuan pushtuesit romakë që, përkundrazi, u jepej atyre që i mbështetën ata. Këtyre të fundit mund tu jepeshin gjithashtu toka që dikur mund të kenë qenë të përbashkëta.[22]
Pjesa e tokës e konfiskuar në secilën provincë nga romakët pas pushtimit është e panjohur. Por ka disa të dhëna sugjeruese. Egjipti është me distancë provinca e dokumentuar më mirë për shkak të mbijetimit të papireve në kushte të thata. Aty, duket se me gjasa një e treta e tokës ishte ager publicus.[21] Nga dëshmitë e disponueshme mund të konkludohet se, midis pronave perandorake, tokave të caktuara coloniae dhe tokave të shitura te pronarët romakë të tokave, peregrini të një province mund të kenë humbur pronësinë e më shumë se gjysmës së tokave të tyre, si pasojë e pushtimit romak. Kolonistët romakë përgjithësisht do të mernin tokat më të mira për veten.
Pak dihet për modelin e pronësisë tokësore para pushtimit romak, por nuk ka dyshime se ajo do të ndryshonte në mënyrë rrënjësore pas pushtimit romak. Në veçanti, shumë fshatarë të lirë që kishin punuar të njëjtat ngastra toke prej brezash (d.m.th. ishin zotërues nën ligjin zakonor tribal) duhet ta kenë gjetur veten të kthyer në qiramarrës, të detyruar tu paguanin rentë pronarëve romakë në mungesë ose agjentëve të procurator-i, zyrtari kryesor fiskal i provincës, nëse toka e tyre tani ishte pjesë e një prone perandorake.[23] Madje edhe ku pronari i tyre i ri i tokës ishte një fisnik tribal vendor, fshatari i lirë mund të vuante më keq, i detyruar të paguante rentë për tokën të cilën ai mund ta ketë punuar më parë falas, ose të paguante këste për të kullotur bagëtitë e tij në kullota që më parë mund të kenë qenë të përbashkëta.
Dhënia e qytetarisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Raporti përpjesëtimor i qyetarëve romakë duhet të jetë rritur në mënyrë të qëndrueshme përgjatë kohës. perandorët ndonjëherë u jepnin qytetarinë en bloc qyteteve, tribuve ose provincave të tëra, p.sh.: dhënia e qytetarisë nga perandor Otoni civitas Lingones në Gali në vitin 69 të e.s.[24] ose regjimenteve të tëra auxilia për shërbime të jashtëzakonshme.[25]
Peregrini mund ta fitonin qytetarinë edhe individualisht, ase nëpërmjet shërbimit në auxilia për minimumi 25 vjetë, ose nëpërmjet dhënieve të posaçme nga perandori për merita të caktuara. Personi kyç në dhënien e qytarisë për individët ishte guvernatori provincial: megjithëse shpërblimet e qytetarisë mund të bëheshin vetëm nga perandori, ky i fundit përgjithësisht do të vepronte sipas rekomandimeve të guvernatorëve të tij, siç është e qartë nga letrat e Plini të Riut. Si guvernator i Bitinisë, Plini loboi me sukses te shefi i tij, perandor Trajani (s.v. 98–117), për tu dhënë qytetarinë një numri provincialësh që ishin miqtë ose ndihmësit e Plinit.[26]

Gjithashtu, korruptimi i guvernatorëve, ose zyrtarëve të tjerë të lartë, ishte pa dyshim një mënyrë shumë e përdorur për peregrini të pasur që donin të fitonin qytetarinë. Ky ishte rasti i komandantit të auxilia romake, që arrestoi Apostull Shën Palin në vitin 60 të e.s.. Ai rrëfeu Palit: "Unë u bëra qytetar romak duke paguar një shumë të madhe parash."[27] Banorët e qyteteve që iu ishte dhënë statusi municipium (si shumë kryeqyteteve provinciale të civitates peregrinae) që fituan të drejtat latine, që përfshinin connubium, të drejtën për tu martuar me një qytetar romak. Fëmijët e një martese të tillë do të trashëgonin qytetarinë, duke supozuar se ishte babai që e zotëronte qytetarinë.
Constitutio Antoniniana (212 i e.s.)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 212, Constitutio Antoniniana (dekreti i Antoninit) i nxjerrë nga perandor Karakala (s.v. 211–217) u dha qytetarinë romake të gjithë subjekteve të lira të perandorisë, me përjashtim të dediticii, banorë që ishin bërë subjekte të Romës nëpërmjet dorëzimit në luftë dhe skllevërit e liruar.[1]

Historiani bashkëkohës Dion Kasi i atriubon një motiv financiar vendimit të Karakalës. Ai sugjeron se Karakala donte ti bënte peregrini subjekte të dy taksave indirekte që zbatoheshin vetëm për qytetarët romakë: tatimi 5% mbi trashëgimet dhe mbi lirimin e skllevërve (të cilat Karakala i rriti të dyja në 10% 10%).[28]
Por këto taksa me gjasa do të ishin kundërpeshuar nga humbja e taksimit të përvitshëm për frymë të paguar më parë nga peregrini, nga të cilat, si qytetarë romakë, tani do të përjashtoheshin. Duket e pa gjasë që qeveria perandorake mund të ketë anashkaluar këto të ardhura: prandaj është pothuajse e sigurtë se dekreti antonin u shoqërua nga një dekret i mëtejshëm që i jepte fund përjashtimit të qytetarëve romakë nga taksimi i drejtpërdrejtë. Sidoqoftë, qytetarët po e paguanin taksën për frymë në kohën e perandor Dioklecianit (s.v. 282–305).[29]
Në këtë mënyrë dekreti antonin në të vërtetë do ta ketë rritur tepër bazën e taksimit perandorak, kryesisht duke i detyruar qytetarët romakë (në atë kohë ndoshta 20–30% e popullsisë) të paguanin taksa të drejtpërdrejta: taksa për frymë dhe, në rast se zotëruesit e tokës italine dhe coloniae romake, taksa e tokës.
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Pabarazia shoqërore
- Dediticii
- Civitas
- Civitas libera
- Civitas foederata
- Civitas sine suffragio
- Civitas stipendaria
- Municipium
- Aparteidi
- I huaj (ligj)
- Barbari
- Shtetësia
- Kombësia
- Ligji i shtetësisë shqiptare
- Statusi shoqëror
- Klasa shoqërore
- Ndarja racore
- Pabarazia shoqërore
- Shteti shumëkombësh
- Dashuria Greke
- Misteret greko-romake
- Ordines
- Klasa shoqërore në Romën e Lashtë
- Statusi në sistemin ligjor romak
- Equites
- Patricët romakë
- Gens
- Nobiles
- Plebejtë
- Colonus (person)
- Provinca romake e Epirit
- Besimet e lashta mesdhetare
- Agentes in rebus
- Alba Longa
- Albanët (latinë)
- Amfiteatri Romak
- Anijet Romake
- Arkitektura Romake
- Arkitektura e Teatrove Romake
- Arsimi në Romën e lashtë
- Arti romak
- Bujqësia në Romën e lashtë
- Censori
- Cirku Romak
- Contio
- Curia Calabra
- Cursus honorum
- Çitadela
- Domus
- Dux
- E drejta romake
- Ekonomia Romake
- Feja romake
- Festivalet Romake
- Fëmijëria në Romën e lashtë
- Filozofia e lashtë romake
- Fiset Italike
- Forumet Romake
- Frumentarii
- Harku i Triumfit
- Honesta missio
- Honestiores dhe humiliores
- Horreum
- Iliro-romakët
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- Insula (ndërtesë)
- Insula (hapsirë urbane)
- Jus trium liberorum
- Justitia
- Kalendari Romak
- Kleisoura (distrikt bizantin)
- Klima e Romës së Lashtë
- Kolona e Fitores
- Kolonia Romake
- Kopshtet romake
- Kufijtë ushtarakë dhe fortifimet romake
- Kultura e Romës së lashtë
- Kuzhina antike romake
- Labici
- Larja në Romën e Lashtë
- Latinët në Itali
- Legjioni romak
- Limes Britannicus
- Lista e toponimeve latine në Ballkan
- Lista e kolonive romake
- Llaçi romak
- Ludi
- Lupanari
- Lustrum
- Lustratio
- Magjistratët romakë
- Mare Nostrum
- Marina Romake
- Martesa në Romën e lashtë
- Mitologjia romake
- Mjekësia Romake
- Moda e flokëve në Romën e lashtë
- Mos maiorum
- Muret mbrojtëse romake
- Muri i Antoninit
- Notitia Dignitatum
- Novus homo
- Optimates dhe populares
- Pallatet perandorake të Romës
- Pax Romana
- Perandoria Romake
- Peripli
- Periudha e Ngrohtë Romake
- Republika Romake
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Rrugët romake
- Senati Romak
- Shpyllëzimi gjatë periudhës romake
- Shtatë Kodrat e Romës
- Shtetësia Romake
- Skllavëria në Romën e lashtë
- Soli (hyjni)
- Spektaklet Romake
- Tempulli Romak
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Të Drejtat Latine
- Themelimi i Romës
- Thermae
- Tirones
- Traditat romake të emërtimit
- Triumfi Romak
- Ujësjellësi Romak
- Ura e Trajanit
- Ura romake
- Ushqimi dhe darka në Perandorinë Romake
- Ushtria Romake
- Valetudinarium
- Vallum
- Veshjet në Romën e lashtë
- Vila Romake
- Zgjedhjet në Republikë Romake
- Zjarrfikja në Romën e Lashtë
Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Banorët e Italisë në jug të vijës Arno- Rubikon (d.m.th. duke përjashtuar Italinë Veriore moderne, atëherë e njohur si Galia Cisalpine dhe nuk konsiderohej pjesë e Italisë së mirëfilltë) iu dha shtetësia romake pas Luftës Shoqërore të viteve 91–88 p.e.s. (Bellum sociale). Banorët e Galisë Cisalpine iu dha shtetësia romake nga një dekret i diktatori i përjetshëm romak Jul Çezari në vitin 49 p.e.s. dhe u përfshi në Itali nën Triumviratin e Dytë në vitin 43/42 p.e.s..
- ↑ Kjo përllogaritje përqindjeje është mbështetur në mendimin se shifra 6 miljonë përfshin gratë dhe fëmijët e qytetarëve romakë. Fatkeqësisht, kjo nuk është e sigurtë: teknikisht, vetëm meshkujt e rritur (d.m.th. mbi moshën 14 vjeçare) ishin qytetarë. Sidoqoftë, ka një rritje të dhjetëfishtë të qytetarëve midis censuseseve të viteve 114 p.e.s. dhe 28 p.e.s.: kjo nga demografët konsiderohet si një progresion i pambështetshëm, duke çuar në sugjerimin se bazat e rregjistrimit ndërkohë kishin ndryshuar, me rregjistrimin e grave dhe fëmijëve të qytetarëve romakë në censusin e fundit. Nëse, nga ana tjetër, 6 miljonë u referohet vetëm meshkujve të rritur, atëherë bashkësia e përgjithshme e qytetarëve duke përfshirë gratë dhe fëmijët duhet të ketë qenë 15–20 miljonë d.m.th. 20–30% e popullsisë së përgjithshme. Megjithatë, kjo pak gjasa, pasi kjo duhet të implikojë se dendësia e popullsisë së Italisë ishte shumë e madhe sesa në provincat e tjera. Kjo mund të ketë qenë e vërtetë nëse Italia krahasohet me provincat kufitare të Rinit/Danubit, por ishte pothuajse sigurisht e pavërtetë krahasuar me provincat lindore. Atëherë prapë, disa vlerësime e vendosin popullsinë e përgjithshme perandorake deri në 100 miljonë banorë në këtë kohë, rast në të cilin "numri i lartë" i qytetarëve do të përfaqësonte 15–20% të popullsisë së përgjithshme. Në përfundim, nuk ka të ngjarë që qytetarët ti kenë kaluar 20% të popullsisë së përgjithshme në vitin 47 të e.s., por me gjasa ata ishin më pak sesa 10%.
- ↑ Në teori, çdo qytetar romak kishte të drejtën për tu gjykuar në Romë nga një iudicium publicum, një gjykatë kriminale me një juri. Kjo ishte dukshëm jo e praktikueshme për qytetarët që gjendeshin në provincat e largëta dhe u zëvendësua nga apeli te perandori. Dy shembuj ilustrojnë trajtimin preferencial dhënë qytetarëve romakë në çështjet kriminale: (1) Apostulli Shën Pal, i cili megjithëse jude, ishte qytetar romak nga lindja. Në vitin 60 të e.s. ai u shpëtua nga ushtarët romakë (qartësisht auxilia) nga një turmë judeje në Tempullin e Jeruzalemit që e akuzonin atë për blasfemi dhe ishin në pikën e linçimit të tij. I marrë në fortesën romake, komandanti i njësisë e urdhëroi atë të merej në pyetje nën kamzhik deri sa ai të rrëfente çfarë kishte bërë ti mërziste judejtë. Por kur Pali deklaroi se ishte një qytetar romak, fshikullimi u braktis dhe prangat ju hoqën. Ajo që është mjaft treguese është frika e dukshme e ushtarëve peregrini, kur ata kuptonin se kishin trajtuar ashpërsisht një qytetar romak. Ai pastaj dërgohej i shoqëruar te guvernatori i Judaea në Çezarea. Në vijim, ai dërgohej në Romë për çështjen e tij për tu dëgjuar nga perandori. (Bibla - Besëlidhja e Re, Veprat e Apostujve 22-7) (2) Një incident rreth vitit 110 të e.s. përmendet në një letër për perandorin Trajan nga Plini i Riu, i cili ishte guvernator i Bitinisë në atë kohë. Një numër provincialësh, disa prej të cilëve ishin qytetarë romakë, u akuzuan se ishin të krishterë. Peregrini të akuzuar, që refuzuan të kërkonin falje (duke i bërë homazhë imazhit të perandorit) u ekzekutuan menjëherë. Ata që ishin qytetarë romakë, nga ana tjetër, u dërguan në Romë për gjykim (Plini i Riu X.9) Siç Plini nënkupton në letrën e tij, deri në sundimin e perandor Septim Severit (197–211), nuk kishte statut formal që e quante krim ti përkisje Besimit të Krishter per se. Por ishte një krim kapital tradhëtie (maiestas) për një peregrinus të refuzonte të adhuronte imazhin e perandorit, gjë që të krishterët e bënin vazhdimisht, për shkak të besimit të tyre në një zot. Në këtë mënyrë, autoritetet romake e konsideronin përkatësinë e krishterë nëpërmjet shtrirjes si një tradhëti.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 Giessen Papyrus, 40,7-9 "Unë ju jap të gjithë banorëve të perandorisë qytetarinë romake dhe askush nuk mbetet jashtë një civitas, me përjashtim të dediticii"
- 1 2 Brunt (1971)
- ↑ Gjuha oksitane – Krahasimi me gjuhët e tjera romanse
- ↑ Mattingly (2006) 166, 168)
- 1 2 Scheidel (2006) 9
- ↑ Columbia Encyclopedia 6th Ed Article: Roman Law (University of Columbia Press)
- ↑ Burton (1987) 431
- ↑ Burton (1987) 433
- ↑ Burton (1987) 432
- ↑ Burton (1987) 427
- ↑ Hassall 1987, f. 690.
- ↑ Goldsworthy (2005) 80
- ↑ Mattingly (2006) 204
- ↑ Hassall 1987, f. 689.
- ↑ Burton (1987) 426, 434
- ↑ Mattingly (2006) 454
- ↑ Hassall 1987, f. 694.
- ↑ Hassall 1987, f. 692.
- ↑ Mattingly (2006) 356
- ↑ Thompson (1987) 556
- 1 2 Duncan-Jones (1994) 48
- ↑ Mattingly (1987) 353-4
- ↑ Mattingly (1987) 354
- ↑ Taciti I.78
- ↑ Goldsworthy (2005) 97
- ↑ Plini i Riu VI.106
- ↑ Veprat e Apostujve 22
- ↑ Dion Kasi LXXVIII.9
- ↑ Duncan-Jones (1990) 52
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]E lashtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Bibla Besëlidhja e Re, Veprat e Apostujve (Antikiteti i Vonë)
- Dion Kasi Historia e Romës (fillimi i shekullit të III)
- Plini i Riu Epistulae (fillimi i shekullit të II)
- Taciti Historiae (fundi i shekullit të I)
Moderne
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Brunt, P. A. (1971) Italian Manpower
- Burton, G. (1987) Government and the Provinces in J. Wacher ed. The Roman World Vol I
- Duncan-Jones, Richard (1990) The Roman Economy
- Duncan-Jones, Richard (1994) Money & Government in the Roman Empire
- Goldsw[orthy, Adrian (2005) The Complete Roman Army
- Hassall, Mark (1987). "Romans and non-Romans". përmbledhur nga Wacher, J. (red.). The Roman World (në anglisht). Vëll. II.
- David Mattingly (2006) An Imperial Possession: Britain in the Roman Empire
- Scheidel, Walter (2006) Population & Demography (Princeton-Stanford Working Papers in Classics)
- Thompson, D.J. (1987) Imperial Estates in J. Wacher ed. The Roman World Vol. II.