close
Shko te përmbajtja

Ruri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rur
Komunë
Map
Popullsia
  Total
2.496
Faqja zyrtarewww.comune.ururi.cb.it


Ruri në Provincën e Kampobasos


Rur, (Italisht: Ururi) është një fshat dhe komunë në Provincën e Kampobasos të Rajonit të MolizesItali, një nga fshatërat e Molises të banuar me arbëreshë.

Ruri kufizohet në veri dhe në lindje nga Komuna e San Martino in Pensilis, në perëndim nga Komuna e Larinos dhe në jug nga Komuna e Montorio nei Frentanit dhe Komuna e Rotellos.

Ururi është një vendbanim me origjinë shqiptare, me rreth 3000 banorë në Molizen e Ulët, në një kodër jo larg nga brigjet e Adriatikut. Burimi kryesor i të ardhurave është bujqësia, e praktikuar me teknikë dhe mjete të avancuara dhe me shpirt sipërmarrës. Midis kulturave kryesore janë gruri, ullinjtë, vreshtat, lulja e diellit, dhe produktet e tyre të cilësisë së lartë (vaj, verë). Janë duke u zhvilluar ndërmarrjet artizanale dhe përpunimi i produkteve bujqësore.

Kuzhina e Rurit përfshin: ragu me mish qengji, makarona shtëpie, ëmbëlsira e Pashkëve dhe e Krishtlindjeve (poprati, caranjue, petullat), pampanella dhe kukureci i famshëm torçinele (i mbushur me të brendshmet e qengjit).

Vendi ngrihet dhe zhvillohet rreth një manastiri benediktin ndërtuar rreth vitit 1000 dhe vilës së Aurolës apo Aurorës, e braktisur pas tërmetit shkatërrues të vitit 1456. Muret e mbetura tregojnë në një farë mënyre ekzistencën e manastirit të lashtë dhe Vilës dhe supozohet se mund të jenë ngritur në pjesën më të lartë të fshatit Ururi, ku sot është qendra historike e vendit, veçanërisht ngaqë manastiri i është kushtuar Shën Marisë, ashtu si dhe famullia e kishës së vjetër.

Në janar të 1075, feudali norman Roberto, kont i Loritellos, pohonte se kishte ndërtuar një manastir në kontroll të Larinos, në vendin e quajtur Aurora dhe i dhuroi gjithçka kishës së Shën Mërisë në Larino, Nënës së Zotit, për shpirtin e tij dhe prindërve të tij. Me këtë dhurim që iu dha Aurorës, Peshkopi i Larinos në ana e tij u bë zot i saj. Shekuj më vonë Aurora dhe dhurata e Kontit të Loritellos rishfaqen në regjistrat dhe dokumentet e ndryshme. Vetëm pak para 1500 deri në ndonjë dokument të Vilës Aurora shfaqet edhe emri "Ruri" dhe nganjëherë "Urure". Vendosja e shqiptarëve ndodhi në disa valë, duke filluar në gjysmën e dytë të shekullit të pesëmbëdhjetë si rezultat i pushtimit otoman të Shqipërisë. Për ata tashmë të vendosur në zonën e Kapitanatës, pasues të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, u lejuan nga peshkopi i Larinos, zot i vendit, të ripopullojnë shtëpitë e shkatërruara.

Ndër familjet e para që u vendosën: Plescia (Pleshia), Musacchia (Muzaka), Peta, Licursi (Likursi), Glava (Gllava), Occhionero (Syuzi), Intrevado, Vasile (Vasili), Cocca (Koka), mbiemra të cilët janë ende të pranishëm në vend. Lidhja e fortë me origjinën është gjuha arbëreshe, që flitet ende rregullisht dhe që ruhet kryesisht në formë gojore. Mësimet bazë sigurohen nga Instituti i Shkollës Gjithëpërfshirëse, kopshti, shkolla fillore dhe e mesme. Kulti fetar, katolik, ka dy kisha, njëra prej të cilave daton në 1700. Për të mbrojtur rendin publik është stacioni i policisë. Këshilli i Qytetit drejtohet që nga viti 2021 nga kryetarja e bashkisë Laura Greco, e cila zëvendësoi Luigi Plescian.

Kisha Santa Maria delle Grazie në Ruri