close
Shko te përmbajtja

Ager publicus

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Definimi i ager tek WikiFjalori Definimi i publicus tek WikiFjalori Ager publicus (Classical Latin: [ˈaɡɛr ˈpuːblɪkʊs]; tekstualisht toka publike) është emri latin për tokat shtetërore të Romës së Lashtë. Ajo zakonisht fitohej nëpërmjet mënyrës së shpronësimit nga armiqtë e Romës. Në të drejtën romake ager publicus ishte bashkësia dhe karakteri juridik i pjesëve të territorit (trualle, toka, latifundium, duke u përdorur ndonjëherë në mënyrë të zgjeruar gabimisht edhe për prona të tjera të paluajtshme) në pronësishtetit. Ager ishte jashtë qytetit të mirëfilltë, e kufizuar nga pomerium.[1]

Në përiudhat më të hershme të zgjerimit romak në Italinë Qendrore, ager publicus përdorej për kolonitë romake dhe, pas vitit 338 p.e.s. latine. Tradita e mëvonshme konsideron se që nga shekulli V p.e.s., klasat patrice dhe plebeje diskutonin të drejtat e të pasurve për të shfrytëzuar tokat dhe në vitin 367 p.e.s. dy tribunë plebejë, Gaius Licinius Stoloni dhe Lucius Sekstius Laterani shpallën një ligj, që e kufizonte masën e ager publicus për tu mbajtur nga secili individ, deri në 500 iugera, pak a shumë 325 acres (1.32 km2).

Në mes të shekullit duke pasuar Betejën e Telamonit (rreth vitit 225 p.e.s.), romakët e përvetësuan plotësisht Galin Cisalpine, duke shtuar sipërfaqe të stërmëdha toke te ager publicus, tokë që ishte më së shumti ju jepej kolonive të reja latine, ose zotëruesve të vegjël. Në jug të Italisë, pjesë të mëdha të tokave të reja të përfshira mbetën ager publicus, por prireshin tu jepeshin me qira qytetarëve të pasur në shkëmbim të rentave (megjithëse këto renta zakonisht nuk mblidheshin), shpesh duke i shpërfillur ligjet e vitit 367 p.e.s. Kjo do të çonte në rritjen e shpejtë të latifundia, prona të stërmëdha tokësore të punuara nga skllevërit.

Ager publicus të tjera mbetën me aleatët italianë nga të cilët ishin konfiskuar. Tiberius Sempronius Graku u përpoq të adresonte disa nga këto shkelje në vitin 133 p.e.s., duke e ri-imponuar kufirin prej 500 iugera dhe shpërndarjen e tokave të tepërta qytetarëve të varfër. Një lëvizje e ngjashme nga vëllai i tij, Gaius Sempronius Graku në vitin 123 p.e.s. dështoi për shkak të vdekjes së tij vitin pasues. Në vitin 111 p.e.s. u kalua një ligj i ri, i cili i lejonte zotëruesit e vegjël individualë të mernin zotërimin e pjesës së tyre të ager publicus.

Por qëndresa e pronarëve të pasur të tokave e bëri këtë ligj të pafuqishëm dhe rezultati i reformës tokësore të Grakëve ishte se romakët e pasur u lanë me zotërimet e tyre dhe u çliruan nga pagimi i rentës.[2] Në Luftën Sociale (91–87 p.e.s.) të Sulës ager publicus mori një rritje të madhe nga dënimet dhe konfiskimet.

Gjatë Periudhës Perandorake, një pjesë e madhe e ager publicus në Itali i ishte shpërndarë veteranëve të gjeneralëve si Lucius Kornelius Sulës, Gaius Julius Çezarit dhe Gneus Pompeius Magnit, në mënyrë që të gjitha ato që mbetën ishin prona të qyteteve individuale dhe kullota të përbashkëta të qyteteve. Në provinca, ager publicus ishte i stërmadh dhe u vu nën zotërimin e perandorit. Megjithatë, në të vërtetë, pothuajse e gjithë ajo ishte nën zotërim privat.

Konceptimi historik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ager publicus, në të drejtën romake, është bashkësia e pjesëve të territorit (troje, toka, latifundium) në pronësi të shtetit romak. Shteti i fitonte këto toka shpesh nëpërmjet pushtimit ushtarak të territoreve të tjera, por jo rralë edhe nëpërmjet shpronësimit të mirëfilltë, siç ndodhi për shembull për territoret kampane me deditio të vitit 221 p.e.s..

Përmendja e parë e ager publicus gjendet që në shekullin e II p.e.s. nga Lucius Kasius Hemina, që e përdor këtë term te vepra e tij Annales, siç na përcillet nga Nonius Marceli.[3] Të njëjtës periudhë i përkasin edhe skalitjet agrum poplicum te Elogium Pollonis dhe agrum poplicum nella Tabula Polcevera e vitit 117 p.e.s.. Në të vërtetë ka shumë të ngjarë që në këtë fazë historike termi ager publicus nuk donte të thoshte "tokë publike" por "tokë e zënë" apo më mirë "e rrënuar". Domethënia origjinale e termit publicus rrjedh nga folja populare që siç e shpjegon Theodor Mommsen fillimisht kishte pikërisht kuptimin e "të shkatërrosh". Kjo do të konfirmohej edhe nga fakti që vetë asambletë popullore romake fillimisht ishin "asamble të burrave të armatosur". Kjo do të konfirmohej më tej nga fakti se disa burime flasin për këtë ager si ager occupatorius, do me thënë tokë armike e pushtuar ushtarakisht.

Pranimi i "tokës publike" do të ndodhte vetëm ndonjë dekadë më vonë dhe kryesisht në periudhën grakiane, kur termi ager publicus do të përdorej për herë të parë në vitin 111 p.e.s. edhe në një akt të parë zyrtar, do me thënë lex agraria epigrafica. Në ndryshimin e këndvështrimit dhe të së drejtës mbi këtë term ishte me siguri politika e Tiber Grakut, me një vizion të ager jo më të së drejtës së përkatësisht augurale, do me thënë si një e drejtë e fituar nga lex sacrata, por si një e drejtë laike, si do të konsolidohej pastaj edhe nga interpretimi i pontifeksit Publius Mucius Skevola. Ka shumë të ngjarë që Tiber Graku ta ketë përdorur këtë shprehje të re, ager publicus për ta dalluar nga ager privatus, do me thënë nga tokat që u përkisnin privatëve.

Një pjesë e territorit të ager publicus u jepej privatëve, pas centurizimit nga ana e censorëve, në pronësi të plotë (ager divisus et adsignatus per limites in centuriis) pas pagimit të një kompensimi ndaj shtetit (vectigal), ndërsa një pjesë jepej vetë në shfrytëzim (por përkufizimi i saktë i nocionit të possessio - shfrytëzimit – të ager publicus, është akoma për tu qartësuar në disa pikëpamje). Këta të fundit përkufizohen nga Weber si ager me "të drejta minore". Në fund, një pjesë caktohej për qëllime fetare, për t’iu kushtuar tempujve, apo poër themelimin e kolonive.

Forma të ndryshme dhënie të ager publicus

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Format në të cilatë jepej ager publicus ishin të ndryshme, që ndër të tjera emërtonin ager objektin e një adsignatio të tillë:

  • ager occupatorius: me dhe pa përkues (renta periodike), ndoshta fillimisht e dhënë vetëm patricëve, nuk lejonte usucapio.
  • ager scripturarius: dhënë si kullotë me pagesë të scriptura. Një rentë e tillë përbëhej nga një shumë e caktuar për secilën kafshë, që do të kulloste në atë territor;
  • ager compascuus: e ngjashme me ager scripturarius (madje dallimi nuk është shumë i qartë), i caktohej bashkësisë apo subjekteve të shumta (shpesh pronarë fondesh tokësore kufitare), ndoshat edhe pa detyrimin për ti përkuar një rente në fillim, dhe e përdorur duke shpënë kafshët për të kullotur. Për ager compascuus tekstualisht mund në këtë mënyrë kuptohet një territor lënë fqinjëve për kullotjen e përbashkët të kafshëve. Qe Lex Sempronia Agraria që i qartësoi dyshimet që kishin edhe gromatici mbi natyrën e saj, ata që caktoheshin për ndarjen e tokave, duke e klasifikuar agger compascuus si ager publicus;
  • ager quaestorius: i shitej kuestorëve, e ruante karakterin publik dhe privati blinte zotërimin tutelar të tyre në mënyrë të revokueshme, duke paguar vectigal-n si titull njohjeje;
  • ager censorius: dhënë censorëve;
  • ager vectigalis: in nënshtrohej pagimit të një vectigal (rentë periodike), i caktohej privatit kjo ager fillimisht për 5 vjetë dhe pastaj, në vijim, të përhershëm.
  • agri redditi: emërtim i një terreni publik të përbërë nga territorit të vendeve të pushtuara, që u kthehej të pushtuarve pas pagimit të një tributi.
  1. Giuseppe Lugli (1935). "Pomerio". Enciclopedia Italiana (në italisht). Istituto della Enciclopedia Italiana.
  2. Peter T. STruck (2000). "Dictionary: AGER PUBLICUS". 2.classics.upenn.edu (në anglisht).
  3. Nonius Marceli, De compendiosa doctrina, II, sub voce plebitatem.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Maurice Alfred Millner; Mary ann Glendon; Paolo Carozza; Herbert Felix Jolowicz; Peter G. Stein; John N. Hazard; Raphael Powell; Albert Roland Kiralfy (1998–2025). "Ager publicus". Encyclopædia Britannica (në anglisht).
  • "Ager publicus". Dizionario di storia (në italisht). Istituto della Enciclopedia Italiana. 2010.