close
Shko te përmbajtja

Revolucioni Belg

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Revolucioni Belg
Pjesë e Revolucioneve të viteve 1830

Episod i Revolucionit Belg të 1830-ës, Egide Charles Gustave Wappers
Data25 gusht 1830 – 21 korrik 1831
Vendi
Rezultati Traktati i Londrës
Territorial
changes
Shumica e fuqive evropiane njohën pavarësinë e Belgjikës nga Holanda
Ndërluftuesit
rrebelët belgë,
Franca Franca (nga v. 1831)
Holanda Holanda
Komandantët dhe udhëheqësit
Leopoldi I i Saks-Koburgut dhe Gothës,
Charles Rogier,
Erasme de Chokier,
Franca Étienne Maurice Gérard
William-i I,
Princi William,
Princi Frederick
Fuqia
Belgjika: 60,000[1],
Franca: 70,000 men[2]
50,000[1]

Revolucioni Belg (Révolution belge, Belgische Revolutie/opstand/omwenteling) ishte një konflikt që çoi në shkëputjen e provincave jugore (kryesisht ish Holandat Jugore) nga Mbretëria e Bashkuar e Holandës dhe themelimin e Mbretërisë së pavarur të Belgjikës.

Charles Rogier dhe vullnetarët nga Liezhi nisen për në Bruksel, pik. e Charles Soubre

Populli i jugut ishte kryesisht flamandë dhe valonë. Të dy popujt ishin tradicionalisht katolikë romanë në dallim me popullin e mbizotëruar nga protestantizmi i veriut (Kisha e Reformuar Holandeze). Shumë liberalë të hapur e konsideronin sundimin e mbretit William-i I si despotik. Kishte nivele të larta papunësie dhe paqëndrueshmërie industriale midis klasave punëtore.[3]

Më 25 gusht 1830, në Bruksel shpërthyen revoltat dhe u plaçkitën dyqanet. Kalimtarët që thjeshtë po shikonin operën nacionaliste La muette de Portici iu bashkuan turmës së rrebeluar. Kryengritja vijoi në zonat e tjera të vendit. U zaptuan fabrikat dhe u shkatërruan makineritë. Rendi u rikthye shkurtimisht pasi William-i dërgoi trupa në provincat jugore, por rrebelimi vazhdoi dhe udhëheqja u mor nga radikalët, që filluan të flisnin për shkëputje.[4]

Tërheqja e kalorsisë holandeze në Vlaamsesteenweg, shtator 1830

William-i ishte i vendosur të krijonte një popull të bashkuar, megjithëse në tre shekujt e shkuar veriu dhe jugu ishin diferencuar. Protestantët ishin besimi më i madh në veri (me një popullsi prej 2 miljonë banorësh), por përbënin çerekun e popullsisë në jugun e mbizotëruar nga katolikët (me një popullsi prej 3.5 miljonë banorësh). Gjithësesi, protestantët mbizotëronin në qeverinë dhe ushtrinë e William-it. Katolikët nuk e konsideronin veten pjesë integrale të Holandës së Bashkuar, duke parapëqyer të identifikoheshin me kulturën mesjetare holandeze. Faktorë të tjerë që kontribuan në këtë ndjenjë ishin ekonomikë (Jugu po industrializohej, Veriu kishte qenë gjithmonë një popull tregtar) dhe gjuhësorë (frëngjishtja flitej në Valoni dhe një pjesë e madhe e borgjezisëqytetet flamande).[5]

Holanda, Belgjika, Luksemburgu dhe Limburgu në v. 1839
1, 2 dhe 3 Mbretëria e Bashkuar e Holandës (deri në v. 1830)
1 dhe 2 Mbretëria e Holandës (pas v. 1839)
2 Limburgu (në Konfederatën Gjermane pas v. 1839 si kompensim për Waals-Luxemburg)
3 dhe 4 Mbretëria e Belgjikës (pas v. 1839)
4 dhe 5 Dukati i Madh i Luksemburgut (kufijtë deri në v. 1839)
4 Provinca e Luksemburgut (Waals-Luxemburg, te Belgjika në v. 1839)
5 Dukati i Madh i Luksemburgut (Luksemburgu Gjerman; kufijtë pas v. 1839)
Me blu, kufijtë e Konfederatës Gjermane.

Pasi kishte qenë mbizotëruese prej shekujsh, elita frëngjisht-folëseVendet e Ulëta Jugore, tashmë ndiheshin si qytetarë të dorës së dytë. Në jugun katolik,[6] Politikat e William-it ishin jo popullore. Valonët frëngjisht-folës i refuzonin me këmbëngulje përpjekjet e tij për ta bërë holandishten gjuhën e përgjithshme të qeverisë, ndërsa popullsia e Flandrës ishte e ndarë. Flamandët në jug flisnin një dialekt holandez ("flamandisht") dhe e mirëprisnin inkurajimin e holandishtes me një ripërtëritje të literaturës dhe kulturës popullore. Flamandë të tjerë, në mënyrë të shquar borgjezia e arsimuar, parapëlqenin të flisnin frëngjisht. Megjithëse katolikët zotëronin barazi ligjore, ata përjetonin nënshtrimin ndaj një qeverie që ishte thelbësisht protestante në frymë dhe anëtarësi pasi kishin qenë kisha shtetërore për shekuj në veri. Pak katolikë mbanin poste të larta në shtet dhe ushtri. Për më tepër, liberalët politikë në jug ankoheshin rreth metodave autoritariste të mbretit. Të gjithë jugorët ankoheshin për nën përfaqësimin në legjislaturën kombëtare. Megjithëse jugu po industrializohej dhe ishte më i begatë sesa veriu, mëritë e grumbulluara lejuan forca të shumta kundërshtuese të bashkoheshin.

Shpërthimi i Revolucionit të Dytë Francez në vitin 1830 ishte një sinjal për veprim, në fillim në anën e autonomisë për Bëlgjikën, siç quheshin tashmë provincat jugore dhe më vonë, në emër të pavarësisë së plotë. William-i ishte i lëkundur dhe përpjekjet e tij me gjysmë zemre për të ripushtuar Belgjikën, duke u smbrapsur si nga përpjekjet e vetë belgëve ashtu dhe nga kundërshtimi diplomatik i fuqive të mëdha.

Ceremonia e Betimit të Leopoldit I, si mbreti i Belgjikës, 1831

Në konferencën e Londrës së vitit 1830, fuqitë kryesore të Europës organizuan (në nëntor 1830) një armëpushim midis holandezëve dhe belgëve. Projekti i parë i traktatit të ndarjes së Belgjikës dhe Holandës u refuzua nga belgët. Një draft i dytë (qershor 1831) u refuzua nga William-i I, i cili rinisi armiqësitë. Ndërhyrja Franko-Britanike e detyroi William-in ti tërhiqte forcat holandeze nga Belgjika në fundin e vitit 1831 dhe në vitin 1833 u arrit një armëpushim me afat të pacaktuar. Belgjika ishte faktikisht e pavarur, por përpjekjet e William-it për të rikuperuar Luksemburgun dhe Limburgut çuan në ripërtëritjen e tensioneve. Konferenca e Londrës në vitet 18381839 përgatiti traktatin përfundimtar të ndarjes Holandezo-Belge në vitin 1839. ajo e ndau Luksemburgun dhe Limburgun midis kurorave të Holandës dhe Belgjikës. Mbretëria e Holandës në vijim do të përbëhej nga 11 provincat veriore.[7]

  1. 1 2 Spencer C. Tucker (2009). A Global Chronology of Conflict: From the Ancient World to the Modern Middle East (në anglisht). Bloomsbury Publishing. fq. 1156. ISBN 978-185109672-5.
  2. "1830–1831 The Belgian Revolution". Timeline Dutch History (në anglisht dhe holandisht). Rijksmuseum.
  3. Ernst Heinrich Kossmann (1978). The Loë Countries 1780–1940 (në anglisht). Claredon Press. fq. 151–154. ISBN 978-0-19-822108-1.
  4. Paul W. Schroeder (1994). "15. Revolutions, Progress, and Standstill, 1830–1833 – The Belgian Question". The Transformation of European Politics 1763–1848 (në anglisht). Oxford University Press. fq. 670–691. ISBN 978-0-19-820654-5.
  5. "How Economics Explains Belgium's Rifts". The Brussels Times (në anglisht). brusselstimes.com. Marrë më 28 qershor 2024.
  6. "Online maps 1830, 1839". zum.de (në gjermanisht).
  7. J. Roegiers; J. C. F. van Sas (1999). "6. Revolution in the North and South, 1780-1830". përmbledhur nga J. C. H. Blom; Emil Lamberts (red.). History of the Low Countries (në anglisht). Përkthyer nga James C. Kennedy. Berghahn Books. fq. 297–312. ISBN 978-1-57181-084-7.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]