Mario Monti
Mario Monti | |
|---|---|
Monti në 2011 | |
| Senator i përjetshëm | |
Titullar | |
| Në detyrë 9 nëntor 2011 | |
| Kryeministër i Italisë | |
| Në detyrë 16 nëntor 2011 – 27 prill 2013 | |
| Paraprirë nga | Silvio Berlusconi |
| Pasuar nga | Enrico Letta |
| Ministër i Ekonomisë dhe Financave i Italisë | |
| Në detyrë 16 nëntor 2011 – 10 korrik 2012 | |
| Paraprirë nga | Giulio Tremonti |
| Pasuar nga | Vittorio Grilli |
| Komisioner Evropian për Konkurrencën | |
| Në detyrë 1999–2004 | |
| Paraprirë nga | Karel Van Miert |
| Pasuar nga | Neelie Kroes |
| Komisioner Evropian për Tregun e Brendshëm, Shërbimet Financiare, Doganat dhe Taksimin | |
| Në detyrë 1995–1999 | |
| Paraprirë nga | Raniero Vanni d'Archirafi |
| Pasuar nga | Frits Bolkestein |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | 19 mars 1943 (83 vjeç) Varese, Itali |
| Nënshtetësia | italiane |
| Shkollimi | Universiteti Bocconi Universiteti Yale |
| Profesioni | ekonomist, politikan, pedagog universitar |
| Nënshkrimi | |
Mario Monti (lindur më 19 mars 1943 në Varese) është ekonomist, politikan dhe pedagog universitar italian. Ai është senator i përjetshëm që nga 9 nëntori 2011. Ka qenë kryeministër i Italisë nga 16 nëntori 2011 deri më 27 prill 2013, ministër i Ekonomisë dhe Financave nga 16 nëntori 2011 deri më 10 korrik 2012, si edhe komisioner evropian për Tregun e Brendshëm nga viti 1995 deri në vitin 1999 dhe për Konkurrencën nga viti 1999 deri në vitin 2004.[1][2][3]
Jeta dhe formimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Monti lindi në Varese më 19 mars 1943. Ai u diplomua në ekonomi në Universiteti Bocconi dhe më pas u specializua në Yale University me James Tobin.[3]
Karriera akademike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Monti dha mësim ekonomi politike në Universiteti Bocconi. Në vitet 1989–1994 ishte rektor i universitetit, ndërsa nga viti 1994 deri në vitin 2022 ishte president i tij.[3][4]
Ai është konsideruar një nga ekonomistët italianë më të njohur në fushën e ekonomisë monetare dhe financiare.[5]
Karriera evropiane
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Monti ishte anëtar i Komisionit Evropian që nga viti 1995. Fillimisht pati përgjegjësinë për tregun e brendshëm, shërbimet financiare, doganat dhe taksimin, ndërsa më pas u bë komisioner për konkurrencën.[5]
Në vitin 2010 Presidenti i Komisionit Evropian José Manuel Barroso i besoi hartimin e një raporti mbi rilançimin e tregut të vetëm evropian. Raporti i tij, A new strategy for the single market, u paraqit më 10 maj 2010.[6]
Më vonë ai kryesoi edhe Grupin e Nivelit të Lartë për Burimet Vetjake të Bashkimit Evropian, raporti përfundimtar i të cilit u paraqit në vitin 2017.[7]
Kryeministër i Italisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 9 nëntor 2011 Presidenti i Republikës Giorgio Napolitano e emëroi senator të përjetshëm për merita shumë të larta në fushën shkencore dhe shoqërore.[8]
Pas dorëheqjes së qeverisë së Silvio Berlusconi-t, Monti formoi një qeveri teknike dhe bëri betimin si kryeministër më 16 nëntor 2011.[1] Ai mbajti njëkohësisht edhe detyrën e ministrit të Ekonomisë dhe Financave deri më 10 korrik 2012.[1]
Qeveria e tij qëndroi në detyrë deri më 27 prill 2013, në një periudhë të shënuar nga kriza e borxhit sovran në eurozonë dhe nga masat e konsolidimit fiskal dhe reformave ekonomike.[1][9]
Marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Kosovën
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë qeverisë së tij, Italia mbështeti zhvillimin e gazsjellësit TAP, projekt energjetik që lidhte Italinë me Shqipërinë dhe Greqinë. Në shtator 2012 u arrit një marrëveshje ndërmjet Italisë, Shqipërisë dhe Greqisë për zhvillimin dhe realizimin e këtij gazsjellësi.[10]
Sa i përket Kosovës, më 19 prill 2013 Monti shprehu kënaqësinë e tij për marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, duke e cilësuar atë si një marrëveshje historike dhe duke nënvizuar se Italia kishte inkurajuar vazhdimisht të dyja palët.[11]
Veprimtaria politike pas qeverisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas përvojës në qeveri, Monti krijoi lëvizjen qendrore Scelta Civica, të cilën e drejtoi për një periudhë të shkurtër pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013.[12]
Ai ka mbetur aktiv në jetën publike italiane dhe evropiane si senator i përjetshëm dhe si figurë e njohur e debatit mbi integrimin evropian dhe qeverisjen ekonomike.[2][13]
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 3 4 "Scheda di attività di Mario MONTI - XVI Legislatura". Senato della Repubblica (në italisht). Marrë më 2026-04-20.
- 1 2 "Scheda di attività di Mario MONTI - XVIII Legislatura". Senato della Repubblica (në italisht). Marrë më 2026-04-20.
- 1 2 3 "MONTI, Mario". Treccani (në italisht). Marrë më 2026-04-20.
- ↑ "Rettori e presidenti". Università Bocconi (në italisht). Marrë më 2026-04-20.
- 1 2 "Mónti, Mario". Treccani (në italisht). Marrë më 2026-04-20.
- ↑ "A new strategy for the single market - At the service of Europe's economy and society". European Commission (në anglisht). Marrë më 2026-04-20.
- ↑ "Future Financing of the EU - Final report and recommendations of the High Level Group on Own Resources" (PDF). European Commission (në anglisht). Marrë më 2026-04-20.
- ↑ "Il Presidente Napolitano ha nominato Senatore a vita il prof. Mario Monti". Portale storico della Presidenza della Repubblica (në italisht). Marrë më 2026-04-20.
- ↑ "Governo Monti". Presidenza del Consiglio dei Ministri (në italisht). Marrë më 2026-04-20.
- ↑ "Accordo Italia-Albania-Grecia per gasdotto Tap". Ministero degli Affari Esteri e della Cooperazione Internazionale (në italisht). Marrë më 2026-04-20.
- ↑ "Soddisfazione del Presidente del Consiglio e Ministro degli Esteri ad interim, Mario Monti per l'accordo Belgrado-Pristina". Ministero degli Affari Esteri e della Cooperazione Internazionale (në italisht). Marrë më 2026-04-20.
- ↑ "MONTI, Mario". Treccani (në italisht). Marrë më 2026-04-20.
- ↑ "Scheda di attività di Mario MONTI - XIX Legislatura". Senato della Repubblica (në italisht). Marrë më 2026-04-20.